Dosja e Maks Velos/Si u arrestua piktori dhe arkitekti i njohur me 5 lekë në xhep

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot u nda nga jeta një nga njerëzit e rrallë të vendit, piktori dhe arkitekti Maks Velo, i dënuar gjatë regjimit komunist për prirjet e tij artistike dhe antikonformiste.

Në dosjen e tij të plotë të botuar në librin e fundit të Velos “Jetë Paralele” 2018, në procesverbalin e arrestimit bëhet e ditur se kur u arrestua kishte vetëm 5 lekë në xhep.

Po fati i jetës së tij nuk e bëri dot të pasur as pas rënies së komunizmit këtë artist antikonformist.  Siç dëshmojnë miqtë e afërt të tij ai ka ikur në gjendje jo të mirë ekonomike.

Artisti që na erdhi nga Parisi

Maks Velo u lind në Paris, në vitin 1935, në familjen e Sotirit, të diplomuar mjek në Athinë dhe të specializuar okulist në Francë dhe Ani Poros, vajzës së një emigranti nga Dardha e Korçës. Kur ishte 5 vjeç, familja e tij u kthye në Korçë, ku Maksi kreu studimet deri në vitin e dytë gjimnaz.

Në Korçë, Maks Velo ka qenë nxënës i piktorit Vangjush Mio. Në vitin 1952, familja është zhvendosur në Tiranë, ku Maksi ka përfunduar dhe studimet e larta në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit-Arkitekturës. Dhe pse me profesion arkitekt, piktura ka qenë një pasion, të cilin Maksi e ushtronte rregullisht, i tërhequr nga rryma impresioniste, ekspresioniste dhe surrealiste.

Këto prirje në pikturë dhe qëndrimi kundër doktrinës socialiste në art dhe politikë, sollën dërgimin e tij në disa fshatra derisa e arrestuan në vitin 1978, kur ishte 43 vjeç. Dy vite më parë ai ishte ndarë nga bashkëshortja, me të cilën ka një djalë. Ish-bashkëshortja dëshmoi kundër Maksit për qëndrimet e tij moderniste në pikturë.

U akuzua për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit dhe u dënua me 10 vjet burg. Shumë nga pikturat dhe objektet artistike që iu gjetën në shtëpi, 249, u shkatërruan me urdhër të Gjykatës. U lirua me amnisti para mbushjes së afatit të dënimit, në vitin 1986.

Me ardhjen e viteve ’90, Maks Velo ka botuar një varg librash me tregime dhe skica rreth kohës së burgut si dhe  një koleksion të madh pikturash.Fjala.al boton pjesë të dosjes së plotë hetimore; më poshtë marrja në pyetje dhe arrestimi 

Procesverbal

Mbi pyetjen e të pandehurit /
Në Tiranë, më 11/III/1979
Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks
Velo, i cili pohoi.
Pyetje: Ju lexohet dëshmia e Hektor Dules, na tregoni nëse jeni dakord
me thëniet e tij?
Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Hektor Dules, jam plotësisht dakord me
ato kritika që më ka bërë ai. Ka ardhur në shtëpinë time dhe i ka parë ato punimet
e mia moderniste. Po gjithashtu është e vërtetë se ai mua më ka këshilluar që të
mos punoja në mënyrë moderniste, por realiste. Kam vërejtje se në diskutimin
e ekspozitës së 30-vjetorit të themelimit të Partisë kam diskutuar dhe e kam
kritikuar punën e Fatmir Haxhisë, por nuk kam thënë fjalë pëlhura.
Pyetje: Ju lexohet dëshmia e Miltjadh Jorgjit, na tregoni nëse jeni dakord
me thëniet e tij?
Përgjigje: E dëgjova dëshminë e Miltjadh Jorgjit. Është e vërtetë se kur
është martuar Luan Pipa i kam dhuruar pikturën e një malësoreje. Ajo
kishte deformime ashtu siç thotë dëshmitari, nuk ishte punim realist. Për
bisedat me francezen nuk janë të vërteta. Unë asaj i kam dhënë vizatime
arkitekture, rrugë karakteristike. Është e vërtetë se kam përkrahur Edison
Gjergon dhe Edi Hilën. Për ftesat unë kam thënë që të bëhen mirë kazma
dhe pushka dhe jo të mos vihen.
Pyetje: Ju lexohet dëshmia e Nelson Çabej, na tregoni nëse jeni dakord
me thëniet e tij?
Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Nelson Çabejit. Atij nuk i kam thënë
ato biseda që ai ka dëshmuar, por i kam thënë se ia vlen që të merremi me
të tilla studime, që janë shumë të holla, dhe jo ashtu siç thotë dëshmitari.
192 ALDA BARDHYLI
PROCESVERBAL
/ Mbi pyetjen e të pandehurit /
Në Tiranë, më 16/III/1979
Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks
Velo, i cili pohoi:
Pyetje: I pandehur, në kontrollin e banesës suaj janë gjetur 246 piktura
dhe 75 me dru. Këto prova materiale janë ekspertuar nga piktorët Kujtim
Buza, Foto Stamo dhe Skënder Milori dhe kanë dhënë konkluzionin se ato
janë punime moderniste (me këtë rast i është lexuar akti i ekspertimit). Na
tregoni nëse jeni dakord me konkluzionet e ekspertëve?
Përgjigje: Unë e dëgjova konkluzionin e ekspertëve dhe jam dakord me
të gjitha vërejtjet dhe kritikat që më bëhen. Ashtu siç kam shpjeguar edhe në
proceset e mia. Unë, nën influencën e rrymave moderniste para vitit 1973
kam bërë një sasi punimesh, të cilat janë krejtësisht të dënueshme dhe që
janë në kundërshtim me realizmin socialist.
Dua të sqaroj se punimet e drurit nuk janë punimet e mia, por i kam
marrë nga mjeshtrit popullorë, duke iu caktuar temën. Unë nga ato kam
vetëm një punim.
Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt dhe i vërtetoj
me firmën time.

Lexo edhe :  Rama “takon” Ismail Qemalin: Me këmbë të mbarë 2025
I PANDEHURI
/ Maks Velo /
HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /

193
Dokumenti 92
MIRATOHET ARRESTIMI
PROKURORI I PËRGJITHSHËM
/ RRAPI MINO /
Tiranë, më 14.10.1978
VENDIM
“Arresti”
Në Tiranë, më 14.10.1978
Unë Isa Halili hetues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi studiova
materialet në ngarkim të Maks Velos, i biri i Sotirit dhe i Anies, i dt. 1935,
lindur në Paris e banues në Tiranë, me arsim të lartë, inxhinier ndërtimi, i
padënuar, i paorganizuar, i divorcuar, me kombësi e shtetësi shqiptare.
KONSTATOVA
Se i lartpërmenduri në kohë e vende të ndryshme, si dhe persona të
ndryshëm, ka agjituar e propaganduar për dobësimin dhe rrëzimin e
Pushtetit Popullor, duke konsumuar plotësisht elementet e figurës së krimit
të parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal.
Veprimtaria armiqësore e personit në fjalë vërtetohet me materialet që i
bashkëngjiten këtij vendimi. Duke marrë parasysh se lënia e lirë e tij mund
të shkaktojë shmangie ndaj organeve të hetimit dhe atyre gjyqësore, si dhe i
udhëhequr nga nenet 145 e 157 të Kodit të Procedurës Penale.
VENDOSA
Të kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm miratimin e arrestimit të Maks
Sotir Velos, për krimin e parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal.
HETUESI
/ ISA HALILI /
Vendimi m’u komunikua sot, më 14.X.1978
(MAKS SOTIR VELO)

PROCESVERBAL
/ Mbi kontrollin personal /
Në Tiranë, më 14/10/1978.
Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani bëra kontrollin personal të të
arrestuarit Maks Sotir Velo. Me vete iu gjetën sendet e poshtëshënuara:
1)- Pesë lekë (5)
2)- Një rrip mesi me ngjyrë kafe meshini
3)- Një orë dore e markës “Kelton”, me fushë të bardhë, me rrip kafe, pa
numër
4)- Një palë lidhëse këpucësh kafe
Procesverbali u lexua dhe u firmos nga të pranishmit.

I ARRESTUARI
/ Maksim Velo /
V. O.
HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /
Me vete kishte edhe një libër “Kujtimet e një zbuluesi”.
Sendet e sipërshënuara u morën nga Ferit Anxhaku (hetuesi).
FERIT ANXHAKU DHIMITRAQ SHKODRANI

 

Të fundit

Shpopullim alarmues në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Jani Alias, reagon policia greke

Policia greke ka reaguar pas arrestimit të të shumëkërkuarit Jani Alia në Athinë. Sipas policisë greke, ai është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga...

Fluks largimesh në Kakavijë, mijëra qytetarë dalin në 24 orë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve. Përgjatë 24 orëve të...

GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm!

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha. Pas kësaj mase,...

Rusia nuk kursehet as për festa, lëshon 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Rusia nuk kursehet as për festa, 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person...

Lajme të tjera

Web TV