Emrat/ Dëm shtetit me 34 mln euro, 46 vite burg për 24 të akuzuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur 46 vite e 4 muaj burg në total në gjykimin e shkurtuar të 24 të pandehurve që akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Gjyqtari Erjon Bani ka dhënë këtë vendim, ndërsa Prokuroria e Tiranës në këtë gjyq është përfaqësuar nga prokurorja Danjela Sulaj.

Skema e 20 bizneseve të këtyre personave ishte bashkëpunimi përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim.

Kjo skemë mashtrimi, e cila i ka shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro, u zbulua nga  Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Ndërsa në materialet e prezantuara nga prokuroria thuhet se nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionuar si satelit ndërmjetës, duke u përdorur nga shoqëri ri-importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totale rreth 34 milionë euro, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit.

Më tej thekson se këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit.

Avokati Enea Cenko thotë se pjesa më e madhe e personave që tashmë janë dënuar me burg nuk kanë pasur asnjë dijeni për skemën e mashtrimit, por kanë qenë punonjës të thjesht, me paga shumë të ulëta.

Lexo edhe :  Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Dënimet e secilit prej tyre:

Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

Aleksandër Gusho – 1 vit burg

Asim Çaçi – 8 muaj burg

Bledar Metko – 8 muaj burg

Bruno Osmani – 1 vut burg

Diana Ramizi – 1 vit burg

Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

Erisa Islam – 1 vit burg

Gentjan Dedja – 1 vit burg

Gerdi Laho – 8 muaj burg

Kristi Rrënja – 1 vit burg

Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

Kudret Memaga – 1 vit burg

Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

Myfaret Ballushi – 1 vit burg

Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

Santiljano Çifligu – 1 vit burg

Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

Enver Sheshi – 6 vite burg

Valter File – 4 vite burg

Nefail Jaho – 4 vite burg

Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

Avokatët shprehen se do të apelohet vendimi.

 

Të fundit

Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e...

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave...

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit....

Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha të drejtë me një vendim...

Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Autorja indiane Banu Mushtaq dhe përkthyesja Deepa Bhasthi fituan Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi për Heart Lamp, një përmbledhje me 12 tregime të shkurtra...

Lajme të tjera

Web TV