Gazetari britanik: Ja mesazhi që Edi Rama më dërgoi për Boris Johnson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari britanik Alastair Campbell ka ‘shpërthyer’ kundër kryeministrit Boris Johnson, ku shprehet se ai nuk e ka marrë seriozisht pandeminë e koronavirusit që nga fillimi i shfaqjes së saj. Campbell, i bëri kritikat gjatë shfaqjes së Jeremy Vine të BBC-së, ku hodhi akuza ndaj kryeministrit për mos marrje të masave ndaj pandemisë.

Ish-sekretari i shtypit i Downing Street, zbuloi gjithashtu se ai kishte marrë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbi qasjen e qeverisë së Britanisë për krizën e Covid-19.

Gazetari bëri publik mesazhin e dërguar nga Rama: “Unë kam biseduar më një mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, i cili më ka dërguar mesazhin “Çfarë dreqin po ndodh? A e ka idenë ai se çfarë po bën?”

Më tej, Campbell ka thënë se: “Mendoj se është e ashpër mënyra se si po vepron qeveria britanike. Shkenca dhe shkencëtarët janë aty për të informuar, jo për të udhëzuar.
Vendimet duhet të merren, shpjegohen e të mbrohen nga ministrat. Ai do thjesht të shpëtojë lëkurën e tij, e nuk e ka marrë aspak seriozisht pandeminë e Covid-19”.

Deri më tani, Britani ka rreth 29 mijë të vdekur nga Covid-19.

Të fundit

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Lajme të tjera

Web TV