Ish-kreu i Qendrës së Parandalimit për Parandalimin dhe Kontrollit të Sëmundjeve Tom Frieden ka renditur 120 të vërteta për koronavirusin.
“Në 30 vjet të punës sime në fushën e shëndetësisë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kjo është e frikshme”, u shpreh ai për CNN, ndërsa listoi edhe 10 të vërtetat sipas tij, për koronavirusin.
- Situata është shumë e keqe në New York
Në New York po vdesin dy herë më shumë njerëz në ditë sesa në ditët tjera normale. New Yorku ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus se çdo shtet tjetër.
- Ky është vetëm fillimi
Koronavirusi po duket shumë i tmerrshëm. Por kjo është vetëm faza e fillimit dhe më keqja s’ka ardhur. Studimet e fundit tregojnë se koronavirusi do të zgjasë deri në dy vjet, dhe situata mund të degradojë.
- Të dhënat, arma e fuqishme kundër virusit
Të dhënat e përdorura për të studiuar koronavirusin mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
- Koronavirusi duhet të parandalohet
Shtetet po planifikojnë të lehtësojnë masat, duke i ekspozuar njerëzit ndaj rrezikut të koronavirusit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të frenohet edhe kur kurba është e drejtë.
- Duhet të gjetur një ekuilibër
Instituti i Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit ka publikuar studim që sugjeron se 134,000 amerikanë mund të vdesin deri në gusht. Një raport i brendshëm, nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se numri i vdekjeve mund të arrijë në 3.000 deri në 1 qershor.
- Duhen mbrojtur mjekët
“Ne duhet të mbrojmë mjekët dhe personelin mjekësor, heronjtë e kësaj lufte”, tha Frieden. Sipas vlerësimeve të CDC, më shumë se 9,200 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë të infektuar me koronavirus.
- Mbroni grupet më të rrezikuara
Njerëzit me sistemin e dobët imunitar dhe me sëmundjet të lidhura me astmën, sëmundjen e zemrës, presionin e lartë të gjakut ose diabetin janë më të rrezikuarit.
- Qeveritë dhe bizneset duhet të punojnë së bashku
Të dy, qeveria dhe kompanitë duhet të punojnë së bashku për të bërë “investime masive në testime dhe shpërndarjen e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.
- S’duhet të lëmë pas dore problemet shëndetësore që s’kanë lidhje me koronavirusin
Pandemia e koronavirusit ka përmbytur shumë spitale në të gjithë botën. Kjo nuk do të thotë se njerëzit papritmas janë bërë imun ndaj sëmundjeve të tjera
- Përgatitja është parësore
Do të ketë shpërthime pandemish në të ardhmen. Kjo është e sigurt. Por ne duhet të përgatitemi më herët për t’u përballuar me ndonjë pandemi tjetër.