Një banesë është përfshirë nga një zjarr masiv në fshatin Balldren të Lezhës, ku për pasojë është asfiksuar nga tymi një e moshuar.
Bëhet me dije se shkak është bërë një bombol gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën që përdorej për gatim nga familja.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja për të neutralizuar flakët e zjarrit të cilat po favorizoheshin edhe nga era e madhe.
Ndërkohë e lënduara është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës, por nuk bëhet ende e ditur se si është gjendja e saj shëndetësore./Fjala.al