Ushtronte dhunë ndaj vajzës dhe gruas, pranga autorit. Ja çfarë iu gjet në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në banesën e shtetasi me iniciale Xh.J banues në fshatin Shulllaz të Kurbinit, për parandalimin e dhunës, duke e vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu, kanë sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Njoftimi i policisë:

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Të fundit

Salianji ‘hero’ në burg, jashtë gati ta ‘shqyejë’ garda e Berishës

Jakin Marena Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, e vuajti dënimin me një vit heqje lirie në qelitë burgut të Fierit, nën...

Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype ditën...

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që...

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Eduard Zaloshnja Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe...

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e...

Lajme të tjera

Web TV