Hapja e klinikave dentare pas 11 majit, ja orari dhe masat që duhet të zbatohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për hapjen e klinikave dentare prej 11 majit në të gjithë vendin udhëzon klinikat dentare do të zbatojnë orarin 08:00 deri në 17:30 dhe masat e nevojshme të sigurisë.

Mësohet se do të jetë ISHSH-ja është institucioni që do të mbikëqyrë zbatimin e rregullores nga klinikat stomatologjike.

Rregullat

ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë stafin dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt, të minimizojnë transmetimin e infeksionit SARS-COV 2, të menaxhojnë mjetet mbrojtëse personale dhe elementët dentare për kujdesin ndaj pacientëve dhe të ruajnë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambienteve  apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre.

Për këtë arsye, administratori i klinikës dentare është përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli dhe është i detyruar ta zbatojë këtë protokoll, ai duhet të kryejë çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe pacienteve në ambientet e klinikës duke matur temperaturën pasi asnjë person me temperaturë 37,5 gradë nuk lejohet të hyjë në klinikë. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes.

Lexo edhe :  Shqipëria që nuk është më…

Klinika dentare lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore dhe duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool dhe sipas pozicionit dhe kategorisë së punës, punonjësi duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke shmangur përdorimin e shiringës me ujë-ajër, duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke kryer procedura joinvazive/ atraumatike duke përdorur vetëm instrumentet minimalë të dorës.

Subjekti klinikë dentare duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera./l.m/Fjala

Të fundit

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Lajme të tjera

Web TV