Jam i infektuar apo jo?! E zbuloni për një orë, testi ”ndizet” kur gjen koronavirusin

Miratohet testi që zbulon brenda një orë nëse je i infektuar më koronavirus ose jo.

Mësohet se testi i ri do të përdorë sekuencat e ADN-së të quajtura CRISPR dhe është miratuar nga FDA, organizmi amerikan që dekreton barnat.

Mediat amerikane raportojnë se testi përdor një enzimë të quajtur Cas13, e cila mund të gjej në një kampion të marrë nga goja ose hunda e një pacienti, gjurmët e koronavirusit. Ky test e zbulon virusin në 100% të rasteve, duke eliminuar gabimet dhe pozitivitetet e rreme.

Shkencëtarët që kanë bërë këtë zbulim revolucionar janë nga universitete si MIT dhe Harvard./l.m/Fjala