S’ndalet Rudina, bën gafën e radhës/Moderatorja bën Nertila Kokën me djalë, por këngëtarja…-VIDEO

Moderatorja Rudina Magjistari s’ndalet me gafat e saj. Magjistari ka zhvilluar një lidhje me Skype, këngëtaren Nertila Koka, e cila jeton në Suedi.

Gjatë bisedës për familjen e këngëtares, Rudina tha se Nertila ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, por në foto nxori vetëm dy vajzat.

E habitur që kishte edhe një djalë, Koka mbuloi fytyrën me duar, teksa shtoi se ai që e quajnë si djali i shtëpisë, në fakt është qeni.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Ja ku shfaqet një foto e vajzave, sepse Nertila është nënë e dy vajza dhe e një djali. Djali është më i vogli apo jo Nertila?

Nertila Koka: Djali është qenushi jonë…

Rudina Magjistari: Ua qenushi…. nuk e dija unë…