Strasburgu “fundos” ish-pronarët, lë në fuqi ligjin e 2015-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar skemën e re të kompensimit për ish-pronarët. Tokat e sekuestruara në komunizëm, i kompenson me zërin kadastral të vitit 1945 dhe me çmimin e tregut

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konfirmon skemën e re të kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri si një mjet ligjor efektiv. Kompensimi i pronarëve që u është sekuestruar toka në vitin më 1945 do të vijojë me formulën, zëri kadastral i vitit të konfiskimit me çmimin e hartës së vlerës së pronës. Aktualisht janë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave 25 mijë dosje, pjesa më e madhe ka marrë një vendim të formës së prerë. Mbi 11 mijë dosje nuk kanë ende një vlerësim. Pronarët presin përfundimin e këtij procesi prej vitit 1993, ndërsa pranimi i kërkesave për kompensim ka vijuar deri në vitin deri para pak kohësh. Përmes një njoftimi, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bën të ditur se ka vendosur të shpallë të pranueshme për shqyrtim 12 çështje pronash të paraqitura para saj nga shtetas shqiptarë. Strasburgu u ka kërkuar pronarëve që të ezaurojnë mjetet ligjore të përcaktuara nga shteti shqiptar në një ligj të viti 2015, para se të fitojnë të drejtën t’i drejtohen kësaj gjykate.

Vendimi, i shpallur në një njoftim për shtyp, 7 Maj thotë se gjykata “shqyrtoi me imtësi skemën e re për shqyrtimin e shumë kërkesave të pazgjidhura për mosekzekutim të vendimeve të kompensimit të cilat nuk ishin ekzekutuar prej disa dekadash” dhe se doli në konkluzionin se “skema e ofruar me Ligjin për Trajtimin e Pronës ishte një mjet ligjor efektiv i cili duhej shteruar nga kërkuesit, edhe pse kërkesat e tyre ishin regjistruar shumë kohë përpara hyrjes në fuqi të ligjit.

”Gjykata duket gjithashtu se rrëzoi pjesërisht përcaktimin ligjor të vendosur nga qeveria aktuale, e cila dëshiron të kompensojë pronat sipas statusit të tyre në kohën e kompensimit dhe jo gjendjes së tyre aktuale, gjë që përbën ulje deri në shifra qesharake kompensimi të pronave të zëna nga zgjerimi i qyteteve gjatë kohës së komunizmit”. Sipas ligjit, këto prona në periferi të qyteteve do të kompensohen me çmimet e tokës bujqësore, pemishteve apo kullotave dhe jo si tokë urbane.

Gjykata e Strasburgut deklaroi se ka vendosur si kusht që kompensime të tilla të mos rezultojnë në asnjë rast në vlera kopensimi më pak se sa 10% e vlerës së pronës që “ish-pronarët do të përfitonin nëse vlerësimi financiar do të llogaritej mbi bazën e zërit kadastral aktual të pronës së shpronësuar”.

Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2015 u miratua nga maxhoranca aktuale nën premtimin se do të akordonte 5 miliardë lekë në vit për 10 vjet me rradhë për të kompensuar një pjesë të pronave të sekuestruara gjatë kohës së Komunizmit. Gjatë viteve të para të zbatimit të këtij ligji, shuma prej 5 miliardë lekësh nuk është parë kurrë.

Lexo edhe :  Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Argumentimi

Gjykata u shpreh se shtetet kishin liri të madhe veprimi (“hapësirë të gjerë vlerësimi”) mbi përcaktimin e kuadrit të kthimit të pronës dhe se nuk ishte qëllimi i saj të impononte ndonjë detyrim mbi shtetet për të kthyer të gjitha pronat që ishin shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar. Sikurse ishte përcaktuar në vendimin e Manushaqe Putos dhe të tjerë, qeveria kishte mundësuar “forma të ndryshme të kompensimit”. Ligji për Trajtimin e Pronës kishte marrë parasysh ndërtesat pa leje të ndërtuara mbi pronat e shpronësuara dhe kishte parashikuar njohjen e së drejtës për kompensim të pronës së zënë për ish-pronarët, për sa kohë që nuk mund të realizohej kthimi fizik i pronës. Në përgjithësi, nuk kishte ndonjë ekuilibër të padrejtë mes interesave të palëve, nëse paguhej kompensim i përshtatshëm sipas jurisprudencës së Gjykatës. Për më tepër, sipas Ligjit për Trajtimin e Pronës individët mund të bënin ankim në gjykatë në lidhje me aspekte të ndryshme të vendimmarrjes, duke përfshirë ankime kundër: vendimeve të ATP-së përnjohjen e së drejtës së pronës dhe të së drejtës së kompensimit; mosshqyrtimit nga ana e ATP-së tëkërkesave për njohjen e së drejtës së pronës dhe të së drejtës së kompensimit brenda afatit trevjeçar, si dhe kundër vendimeve të ATP-së për vlerësimin financiar.

Sidoqoftë, Gjykata theksoi se, duke marrë parasysh detyrimin për të shqyrtuar kërkesat brenda një afati të arsyeshëm, është e nevojshme të zhvillohej një praktikë e qendrueshme gjyqësore dhe procese të përshpejtuara për të shqyrtuar thuajse 7000 kërkesa të patrajtuara për njohje të së drejtës së pronësisë.

Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se ATP-ja nuk mund të vinte në mëdyshje natyrën përfundimtare të vendimeve të cilat nuk kishin përcaktuar asnjë vlerë kompensimi, e të cilat do t’i nënshtroheshin vlerësimit financiar për të përcaktuar vlerën aktuale. Ligji i njihte vendimet e kompensimit të përcaktuara me vlerë, të cilat do të përfitonin nga indeksimi. Për shkak se e drejta e kompensimit mbetej e pakundërshtueshme dhe e padiskutueshme, Gjykata nuk e pranoi argumentin se Ligji për Trajtimin e Pronës sillte një shkelje të parimit të sigurisë juridike për sa i përket të drejtës së kompensimit.

Gjykata arriti në përfundimin se autoritetet e brendshme gëzonin një hapësirë të gjerë vlerësimi në përcaktimin e mënyrave të zgjidhjes së problemit për shkelje të të drejtës së pronës. Ajo vendosi se efektiviteti i mjetit ligjor nuk cenohej nga mënyrat e zgjidhjes së problemit të cilat ishin parashikuar në Ligjin për Trajtimin e Pronës.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV