Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditën e djeshme në një intervistë për RTV21 ka çuditur të gjithë kur deklaroi se qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve nuk vendosin se kush do ta qeverisë vendin.
Sipas tij, vota e qytetarëve vendos vetëm për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe jo se kush do të jetë kryeministri.
“Qytetari nuk vendos se kush duhet të qeverisë vendin. Vota e qytetarit vendos për deputetë, vendos cila parti do të ketë më shumë deputetë e kush më pak, por jo kush do ta qeverisë vendin. Sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet drejtpërdrejtë për qeverinë.
Në zgjedhje votohet për parlamentin për Kuvendin. Sepse zgjedhje s’bëhen për Qeverinë, por për Kuvendin, e pastaj Kuvendi e zgjedh Qeverinë. Për ta zgjedh Kuvendi Qeverinë duhet një parti që e ka shumicën parlamentare”, është shprehur Mustafa.
https://www.facebook.com/gazetazone/videos/263657715039157/?v=263657715039157