“Europa tani është shumë e thyeshme”, krerët e BE-së tregojnë shkakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën e Europës krerët kryesorë të Bashkimit Europian paralajmërojnë nga dobësimi i BE. Pandemia e Coronës e ka futur unionin në një krizë të rëndë. Në BE mungon uniteti.

Krerë të BE kanë kërkuar përpjekje më të mëdha për luftimin e pandemisë së Coronës dhe pasojave të saj. “Ne duhet të bëjmë më shumë për të përmirësuar jetën e më të varfërve dhe të dobtve në shoqërinë tonë”, shkruan presidentja e Komisionit Europian, Ursula, kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një artikull për rrjetin redaksional gjerman “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

“Miliona vetë tani qëndrojnë para një të ardhmeje të pasigurtë, pasi kanë humbur vendin e punës apo sipërmarrjen e tyre”. Sidomos të prekur janë më të rinjtë dhe gratë. Motori ekonomik i Europës duhet të vihet sërish në lëvizje.

“Ndarje me të shkuarën”

Dalja nga kriza kërkon “hov të ri politik dhe ndarjen me të shkuarën” shkruajnë tre krerët më të rëndësishëm në BE. “Ne duhet të pranojmë, që kemi nevojë për ide e instrumente të reja për rindërtimin.” Në të njëjtën kohë von der Leyen, Michel dhe Sassoli paralajmërojnë nga dobësimi i BE. “Europa është momentalisht shumë e thyeshme.”

Por vetëm një BE e fortë mund të mbrojë trashëgiminë tonë, theksojnë politilanët. Rimëkëmbja e ekonomisë duhet të orientohet nga shkenca, me qëllim që BE të mëkëmbët e të forcohet qëndrueshëm. “Nuk duhet ta shtyjmë luftën kundër ndryshimit të klimës, ne duhet të ndërtojmë përmirësimin ekonomik mbi bazën e Green Deal.”

Babai i Uninonit Montana

Politikanët e BE kujtojnë Robert Schuman. Para 70 vjetësh ministri i atëhershëm i Jashtëm francez kishte propozuar bashkimin e industrisë së qymyrit e çelikut të vendit të dikurshëm armik Gjermanisë me atë të Francës. I ashtuquajturi Unioni Montana konsiderohet si bërthama e BE. „Këta njerëz besonin se nga rrënojat e luftës mund të ngrihej një Europë dhe një botë më e mirë”, theksojnë krerët e BE. „Nëse i nxjerrim mësimet tona dhe qëndrojmë të solidarizuar e të bashkuar për vlerat tona, atëherë Europa këtë herë do të dalë më e fortë nga kriza.”/DW

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV