I vë flakën vetes burri në Vlorë, ishte zënë me familjen (detajet)

Një 57-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke i vënë flakën vetes me benzinë në Vlorë, dhe ndodhet në  gjendje  kritike në Spitalin e Vlorës.

Mësohet se ai ka shkuar drejt këtij akti të rëndë pas një sherri që ka pasur me familjen, ndërsa nga policia theksohet se pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai ka pësuar djegie të mëdha në trup.

Ai është banor në lagjen ‘Hajro Cakerri’ pranë ‘Kuzum Babasë’, ndërsa shtohet se aktualisht ndodhet nën trajtimin intensiv të mjekëve./Fjala.al/