Marash Kumbulla i paprekshëm nga kriza e Covid-19, kërkohet edhe nga gjiganti francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti shqiptar i Veronas, Marash Kumbulla,duket se është duke u kërkuar nga skuadra të tjera të mëdha evropiane, duke mos u ndikuar aspak nga kriza ekonomike ku ndodhen klubet për shkak të COVID-19.

Qendërmbrojtësi  ka kaluar një sezon të shkëlqyer dhe kjo ka bërë që ai të jetë njëri nga lojtarët më të kërkuar momentalisht.

Përveçc Interit, Napolit, Fiorentinas, Lazios në Itali, Everton, Tottenham Hotspur dhe Manchester United në Angli interesim për shqiptarin kanë treguar edhe tri skuadrat e mëdha gjermane, Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt.

Ndërsa së fundmi në garë është futur edhe gjiganti francez Olympique Lyon.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja franceze L’Equipe që ka raportuar se Lyon po dëshiron të nënshkruajë sa më parë me Kumbullën.

Tekniku Rudi Garcia e pëlqen shumë mbrojtësin shqiptar dhe Lyon është gati të paguajë deri në 25 milionë euro për të.

Ndërsa Hellas Verona, nga ana tjetër ua ka bërë të qartë klubeve se do të kërkojë që të fitojë sa më shumë nga shitja e Kumbullës, derisa besohet se transferimi i tij mund të kalojë shifrën e 30 milionë eurove./Fjala.al/

Të fundit

“Para se të vish, hiqi morrat e kënetës”, Rama i lë “derën hapur” Dash Sulës?

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje deputetit demokrat Dashnor Sula, i mbetur tashmë pa një parti politike për...

Çupi plas “bombën”: Berisha do shkojë në burg, ja kush e merr PD-në

Analisti Frrok Çupi i ftuar në një studio televizive, ka komentuar listat e partive politike për të cilat u shpreh se PS ka tentuar që...

Berishës si del “inati” me Yuri Kim: Diplomate e korruptuar, FBI të nisë hetim ndaj saj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në një konferencë, ndërsa u pyet...

Shkodër/ Iu gjen kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve...

Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV