Sfida e një luleshitësje në kohë pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Linda Kërpi e cila është mësuese gjermanishteje, tregon se si është prekur biznesi i saj i luleve nga pandemia Covid-19. Industria e luleve, në paralizë të përkohshme

Nga Alessia Selimi

Bukuria është më e pranishme se kudo në atë çka quajmë thjeshtësi. Një buqetë e këndshme për sytë, jo detyrimisht mbështetet në teknika të komplikuara dhe bollëk të materialeve dekorative. Linda Kërpi e dëshmon në çdo kompozim të sajin. Ajo po i jep jetë momentalisht një buqete të vogël. Në të majtë mban jo më pak se 10 trëndafila të bardhë, për t’i shtuar gradualisht në të djathtën; pak diagonalisht, në një spirale. Pasi i lidh së bashku falë një spangoje, i mbështjell me një letër ngjyrë rozë, që të bën të mendosh se do t’i adresohet së shpejti një vajze apo gruaje.

Kjo mësuese e gjuhës së huaj gjermane në arsim të ulët, e ka çelur dyqanin e saj të luleve në vitin 2017 pranë qendrës “Kristal”, në Tiranë. Për të nuk ka trajtën e një biznesi që i siguron të ardhura, por të një pasioni të hershëm. Kësisoj Linda nuk ngurron të flasë për gazetën “Fjala” rreth formës që është prekur dyqani i saj i luleve nga Covid-19. Por fillimisht tregon se si ka arritur t’i menaxhojë ditët e saj brenda mureve të shtëpisë, të tjetërsuara dhe larg përditshmërisë.

“Ditët e mia në karantinë kanë qenë të qeta, duke më dhënë mundësinë për të kaluar kohë me familjen, duke gatuar dhe lexuar libra. Patjetër, edhe duke mbjellë lule në ballkonin e shtëpisë, ku veçoj si të preferuarat e mia jaseminën për aromën e saj dhe tulipanin për shumëllojshmërinë. Ndërkohë mendoja ide të reja për dyqanin e luleve në momentin kur do të hapej. Kam gjithashtu fantazi për arredimin e ambienteve të brendshme”, thotë Linda duke qeshur, teksa sytë i përshkojnë lehtazi dyqanin në të cilën kalon thuajse pjesën më të madhe të ditës.

Vazo të vogla dhe të mëdha, me një sërë formash dhe ngjyrash, shihen të rreshtuara në një distancë precize mbi tavolina drejtkëndëshe të drunjta. Kjo rregullsi e pashoqe të bën vërtetë të besosh në pohimin e Lindës.

“Kam qenë gjithmonë e dhënë pas luleve, si dhe me fantazi për të krijuar kompozime. Jo më kot! Lulet kanë vetinë të transmetojnë energji tepër pozitive. Ideja për të hapur një dyqan të vogël në kryeqytet dhe për të sjellë diçka ndryshe u përforcua edhe më shumë kur fillova të merrja pjesë në seminare për krijimin e buqetave dhe kompozimeve në Vjenë”, tregon 37-vjeçarja.

“Gjatë kësaj periudhe, kur thuajse të gjithë janë izoluar për të shmangur përhapjen e pandemisë, biznesi i luleve është prekur, dhe jo pak. Ka bimë që jetëgjatësinë e tyre e kanë të shkurtër, si lulet e freskëta, por edhe lule të tjera të mbjella, pasi kërkojnë ujitje të shpeshtë dhe ajër. Humbjet ishin të konsiderueshme”, thotë Linda duke konfirmuar kështu lëkundjet e çdo hallke të industrisë së luleve brenda zinxhirit të furnizimit të globalizuar, nga luleshitësit që bëjnë porositë, e deri te fermerët në mbarë botën.

Lexo edhe :  Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

Shtëpitë e ankandeve të luleve të Holandës, ku kalojnë 40% e luleve të botës, s’janë përballur kurrë me diçka të tillë, sipas një artikulli të botuar së fundmi në gazetën prestigjioze New York Times.

Dyqani i Lindës furnizohet pikërisht nga importi. Lulet e prera vijnë vetëm nga Hollanda, ndërsa mund të tregtojë në sasi të vogël edhe ndonjë vazo me prodhim vendi. Janë furnitorët e mëdhenj ata që e sjellin prodhimin e huaj në Shqipëri dhe më tej e shpërndajnë në subjekte të ndryshme, përfshirë këtu dyqanin e 37-vjeçares.

Lulet nga importi kanë kimikate të cilat i bëjnë ato të jenë rezistente deri në dy javë. Një jetëgjatësi e lakmueshme kundrejt luleve të kopshtit, rezistenca e së cilave nuk zgjat as një gjysmë dite. Por të pashpresa kundrejt një izolimi të shtrirë në dy muaj. Megjithatë, Linda zgjedh të jetë optimiste edhe në një situatë të tillë.

Si çdo aktivitet tjetër, edhe ky lloj biznesi ka vështirësitë e veta. Por angazhimi i duhur dhe ambicia pozitive të ndihmojnë për të ecur përpara”, thotë ajo.

Industria e luleve për vendin tonë konsiderohet si e re në moshë, jo më shumë se 17-vjeçare, e cila deri para disa muajve po fitonte ndjeshëm terren. Këtë e konfirmon edhe hapja e dyqaneve të luleve, thuajse ngjitur njëra-tjetrës. Vetëm në kryeqytet numërohen mbi 100 të tilla. Pandemia ua ndali ritmin duke i paralizuar aktivitetin. Por kjo paralizë duket se i përket tashmë së shkuarës. Linda pohon se me zbutjen e masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të shumtë kanë qenë ata që u janë drejtuar luleve. Jo vetëm duke vizituar ambientin fizik, por edhe hapësirën e krijuar posaçërisht nëpër rrjete sociale si instagram.

“Njerëzit në këtë kohë kanë pasur më nevojë se kurrë për t’u marrë me lulet. Lulet dhe mbjellja e tyre rekomandohen për qasje më pozitive ndaj jetës; për uljen e stresit. Në këtë javë rihapjeje, njerëzit i janë përkushtuar më shumë luleve dhe kopshtarisë. Klientët po shfaqin tepër interes edhe për lulet që pastrojnë ambientin. E kam fjalën për spafilliumin, i cili ka fituar çmimin për lëshimin e oksigjenit. Vendet nordike e përdorin nëpër zyra dhe mjediset e shtëpisë për ta pastruar sa më shumë ajrin. Ose siç është nollina, e cila thith pluhurat, por dhe kaktuset që vendosen përpara kompjuterëve për të thithur rrezet në mënyrë natyrale”, shprehet Linda duke shtuar se përpos të gjithave, kjo është stina më e mirë për t’u marrë me lulet.

Të fundit

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Lajme të tjera

Web TV