Studim: Sendet e luksit vuajnë pasojat e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza e madhe, në të cilën e ka futur koronavirusi botën, ka prekur edhe produktet e luksit. Ato kanë humbur 25% në tremujorin e parë dhe sipas gjasave në të dytin do të jetë më keq, por do të përmirësohet në pjesën e fundit të vitit.

Që të arrijnë në fund të vitit 2020 të kenë një humbje prej 25% -35%, me pothuaj një xhiro të ardhurash prej 180-220 miliardë euro, duhet që kompanitë e sendeve të luksit të kenë një rritje të madhe gjatë fundit të vitit.

Ndërsa për t’u rikthyer në nivelet e vitit 2019, do të duhet të presim deri në 2025-ën, gjithmonë nëse do kemi rritjen që duhet për të kapur të njëjtat shifra.

Këto rezultate u nxorën nga studimi i Claudia D’Arpizio dhe Federica Levato të fondacionit ”Altagamma”, të cilët mblodhën 107 marka luksoze italiane, duke përfshirë modën, bizhuteritë, ushqimin dhe pijet, mikpritjen, automobilistikën dhe jahtet.

“Ne po përballemi me një periudhë pasigurie të madhe, në të cilën për momentin gjithçka varet nga masat e politikës shëndetësore për kontrollimin e koronavirusit. Është çështje e pasigurisë qeverisëse”,-tha presidenti i ”Altagamma”, Matteo Lunelli./Fjala.al/

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV