Teste serologjike për 440 mjekë, MSH: Niveli i pozitivitetit 11,2%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisin testimet serologjike për të kuptuar ecurinë e koronavirusit në vendin tonë. Flet për gazetën “Fjala”, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi: Vëmendje maksimale te validimi i testit

Nga Ina Allkanjari

Shtete të ndryshme në botë prej disa kohësh po rrisin numrin e testeve serologjike për të evidentuar se sa për qind e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa anti-Covid. Në lidhje me aplikimin e këtyre testeve serologjike në Shqipëri, ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë publikoi për herë të parë rezultatet. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, deklaroi se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, dhe se në vendin tonë gjithçka është në fazën fillestare, pasi aktualisht janë bërë vetëm 440 teste në personel mjekësor.

“Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj Covid-19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11,2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë”, u shpreh Eugena Tomini.

Më tej Tomini theksoi se në një fazë të dytë do të nisë testimi masiv në popullatë për të zbuluar se sa për qind e kanë kaluar sëmundjen e koronavirusit, në atë që në gjuhën shkencore njihet si testi serologjik.

Ndërkohë në një prononcim për gazetën “Fjala”, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, profesor Andi Koraqi, u shpreh se analiza serologjike është e rëndësishme, pasi shërben për të zbuluar gjurmët që lë ky virus kur hyn në organizëm.

Lexo edhe :  Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza shtetit: Fshati Kopaçez është bërë hi

“Diagnoza e sëmundjeve infektive realizohet me dy mënyra: duke zbuluar shkaktarin infektiv në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke zbuluar apo evidentuar gjurmët që lë ky shkaktar në organizëm. Në rastin e Covid-19, RT-PCR shërben për të zbuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë praninë ose jo të virusit SARS-Cv-2 në organizëm, analiza serologjike shërben për të zbuluar antitrupat IgG dhe IgN që mbeten në organizëm edhe pasi virusi nuk është më prezent në organizmin human”, u shpreh Koraqi.

Sipas tij, këto teste do të përdoren për të vlerësuar se sa janë prekur nga Covid-19, grupet në risk si stafi mjekësor. Por, duke qenë një virus i ri vëmendja maksimale momentalisht është drejtuar te validimi i testit.

“Duke qenë një virus dhe test i ri, fillimisht theksi është vënë te validimi i testit, siç rekomandon edhe wHO dhe ECDC, që validimi i testit të bëhet edhe lokalisht. Ndërkohë që ka filluar dhe do të vazhdojë testimi i personelit shëndetësor. Në një fazë tjetër, pasi të analizohen të dhënat e marra nga testimi i personelit shëndetësor, do merret vendimi për vazhdimin e testimit në grupe të tjera individësh.”

I pyetur lidhur me deklaratat e dhëna së fundmi se Covid-19 ka hyrë Shqipëri para muajit mars, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë u shpreh se mjekësia është shkencë që bazohet në evidencë dhe evidenca e parë e besueshme për praninë e Covid-19 është në 7-8 mars.

Të fundit

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa...

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lajme të tjera

Web TV