Madeleine Albright kritika SHBA-ve: Ja çfarë po bën keq ndaj Kosovës dhe Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar tani sikur dikur në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto komente përgjatë një diskutimi të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Eliot Engel, rreth autoritarizmit, dezinformimit dhe qeverisjes së mirë gjatë pandemisë me koronavirus.

“Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, mirëpo mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiq dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për rezultat një spastrim gjenocidal, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Albright.

Ajo me këtë deklaratë duket se u është referuar diskutimeve për shkëmbim kufijsh, që fillimisht janë shpërfaqur më 2018.

Në mesin e diskutimeve ka qenë edhe ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve nëse pajtohen të dyja palët, derisa brenda vendeve të Bashkimit Evropian, kjo ide ka nxitur reagime pro dhe kundër.

Dëmtimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së ka qenë njëra prej arsyeve të mbajtjes së mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në ditën e mbajtjes së këtij mocioni, Kurti, pati thënë se mocioni ka ardhur për shkak të pazareve të presidentit të Kosovës ,Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë.

Lexo edhe :  Akuzat për ryshfet, caktohet data e nisjes së gjykimit kundër Trumpit

“Jam i bindur që ka marrëveshje, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takim që ishim”, ka thënë Kurti.

“Motori i kësaj është si të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pazarit të gatshëm për shkëmbim territorial”, pati deklaruar mes tjerash ai.

Mirëpo më vonë i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe i dërguari të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, patën thënë se nuk ekziston ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç “kanë spekuluar disa”./rel/

 

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV