S’përmbahet Grida Duma: “Vagabonda, qi dje s’kishit as ushkuer me lidhë brekët”-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë jashtë kostumit të politikës dhe ka mbajtur një monolog të veçantë, që gjithsesi ka konotacion politik.

Duma ishte e ftuar në emisionin  “E diela shqiptare”, ku interpretoi disa vargje të të madhit Gjergj Fishta, pjesë të poemës dramatike Gomari i Babatasit (metamorfoza).

Vargjet Fishtes e recituara nga Grida Duma:

Ju rrugaca sallahana, vagabonda shakllabana,

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi, qi të mjerës moj Shqipni,

kthelltë hi i keni në mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e atdhè?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m’do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me ‘i gjysmë setre t’pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,

t’tanë gordec e berbalec

 

pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,

me ‘i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllave a grek me zemër,

falun barkut veç Shqipnisë,

si ajo marrja e t’gjith njerzisë…

tuj u shite ju për gjithë treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërdhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n’”smoking”, tash në “bon-jour”

ju, qi dje s’kishit as ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,

rrugën krejt na e keni zanë,

ke na shkoni pash e m’pash,

edhe besa me “gulash”

me “afishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “ashurè”,

“kosha gjelash” si kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,

“mish me qepe” e “majdanos”

“shish qebap”, “brizholla viçi”,

“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,

“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

der sa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t’Atdheut

kane ra n’luftë si shqipe t’leta,

 

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Punimet po shkojnë drejt përfundimit

kanë shkri gja e shpija t’veta,

kanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahulla,

kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,

n’vend qi ju me u vu n’konop,

a se brinjt m’jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue

me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue

për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit

a me dlirë ndo ‘i skelë detit,

lavjerre buzësh, harru si viça

kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,

për me u pri udhës s’qytetnisë

e me i sjellë t’marën Shqipnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo ‘i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parasija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tyran s’po e gjeni dot,

nën kambë t’cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m’palc,

pleh i ndytë me u bartun n’shalc

e me u qitë jashta Shqipnije.

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV