Grida Duma zbulon pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend dhe televizionin në jetën e saj.

Pse hoqët dorë nga politika?!

“Asgjë s’më ka lodhur. Politikën e dua shumë. Ashtu ishte momenti. Duhej një dalje për të treguar që për mua ky është çasti i duhur jo për të demotivuar ata që merren me politikë… Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa për ecjen… S’kishte të bënte me mua personalisht, por kohezioni i njerëzve. Politika nuk bëhet pa punë në grup, nëse grupi s’është në kohezion, është copëtuar, pa strategji politike. Ky grup duhet ‘shkundur’ sepse disa gjëra duhen bërë ndryshe.

Ai që bën politikën duhet të jetë një kafshë politike. Politika është thelbi i interesit, por nëse e ke interesin e bashkuar me liderin e vendit je lider i madh, nëse e ke me planin politik s’je lider. Shqipëria ka 30 vite që mbijeton në njëfarë mënyre”, tha ajo.

A do kthehej Grida Duma në politikë?

“Nuk e di, nuk e mendoj fare.”

Si e komentoi ajo situatën politike në vend?

“Lulzim Basha është një reduktim i reduktimit të reduktimit të vetes vetë. Ai thotë që beteja sapo ka nisur. Ka ecur si breshkë në raport me mundësitë që ka pasur. Ka pasur edhe lepuj afër që nuk i kanë thënë gjënë e duhur… Nuk e them dot sa do rri Rama në pushtet, mendoj se zgjedhjet e 2025 do jenë të paparashikueshme… Opozita ka grupe, njerëz, individë shmë të aftë. Nuk është e aftë në këtë moment për arsye jashtë opozitës”, shtoi ajo.

Ndërkohë, për Ramën, Grida Duma u shpreh si më poshtë:

Lexo edhe :  Kanye West paditet nga ish-asistentja, zbulohen detaje

Unë mendoj që për aq vite sa ka në pushtet, mënyra si ai vijon të jetë i vëmendshëm, i informuar, nuk e bën atë një njeri që ka pushtet absolut, por që ka kontroll absolut./E.Ç

Të fundit

Ja si ishte ndërtuar skema e mashtrimit përmes bursave në SHBA

Policia kriminale ka zbuluar një skemë mashtrimi e cila ishte ngritur për studimet në SHBA për studentët të cilët...

Argita Malltezi në krye të PD-së? Ngjela: Duhet doktrinë e djathtë, Saliu e çau opozitën

Avokat Spartak Ngjela shprehet se forca politike e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka vota edhe nëse në krye të saj vjen Argita Malltezi....

Takime romantike në verë? Ja ku e ke një listë me disa ide

Vera është një sezon kaq i pëlqyer për shumë njerëz, por le të themi që vapa dhe sikleti që sjell nuk është ideal për...

Degradim i situatës?/ Ja çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare për protestën e opozitës

Mediat ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar para Parlamentit nga mbështetës të opozitës. Reuters shkruan se protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë që...

Siguria e Evropës, Stoltenberg i prerë: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund ta mbrojë Evropën. Në një takim të Këshillit Atlantik me presidentin finlandez, Alexander...

Lajme të tjera

Web TV