Alarmon FBI, zbulohet plani i Kinës për vaksinat ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve knë paralajmëruar se Kina, përmes hakerave dhe rrjetit të saj të spiunazhit, po përpiqet të vjedhë zbulimet e vaksinave amerikane ndaj Covid-19.

New York Times sipas ANSA raporton se FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare  po përgatiten të lëshojnë një ‘paralajmërim publik’ për të gjithë për ofensivën e Pekinit.

“Ne jemi duke udhëhequr botën në kërkimet mbi trajtimin dhe vaksinat. Është imorale të godasim Kinën me thashetheme dhe shpifje në mungesë të provave.”- deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian sipas New York Times.

Më tej Zhao shton: Kina mbështet fuqimisht sigurinë në internet dhe është viktimë e sulmeve kibernetike.

Ndërsa, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ripostuar një artikull që citon zbulimet e të përjavshmes gjermane Der Spiegel, në të cilën thuhet se udhëheqësi kinez Xi Jinping personalisht i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetit në 21 Janar të vonojë shpërndarjen e informacionit për transmetimin e koronavirusit nga njeriu tek njeriu dhe deklarimin e pandemisë. Ky zbulim i Der Sipegel vjen bazuar në burime të inteligjencës gjermane./Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV