Boris Johnson jep OK: Premier League do rinisë në Qershor

Rrugë e lirë nga qeveria britanike për eventet sportive dhe kulturore duke nisur nga muaji tjetër. Sigurisht ndeshjet pa tifozë.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik Boris Johnson vendosi të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të futbollit duke nisur nga data 1 e muajit tjetër, një veprim që entuziaqzmon tifozët në m,barë globin e në veçanti ata ishullorë, edhe pse do luhet pa tifozë. Kreu i ekzekutivit në një diskutim në Parlament tha se do lejohen eventet sportive e kulturore në modalitete pa publik, duke evituar infektimin në shkallë masive.

Protokolli i stiluar nga qeveria britanike prej 50 faqesh, përfshin disa aktivitete sportive, por sporte popullore në ishull, si rugby dhe kriketi, do të duhet të presin korrikun për tu vendosur në lëvizje. Kështu Johnson ndez “semaforin” jeshil duke kaluar topin në fushën e Premier League. po mendohet fundjava e 12 qershorit për sfidat pas pandemisë me fusha neutrale dhe pa publik, vec normave ekstra të sigurisë.

Problemi më i madh mes klubeve është zhvillimi i ndeshjeve në fushë neutrale. të mëdhenjtë janë pro, por të vegjëlit që rrezikojnë rënien janë kundër, mes tyre Brighton, Aston Villa e Ëatford. por në votimet për të vendosur një normë të re në Premier League, duhen 14 vota. Kjo mesa duket është në favor të rrymës kryesore.

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Lajme të tjera

Web TV