Koronavirusi/PDIU: Të hapen urgjentisht objektet e kultit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka kërkuar që të hapen sa më parë xhamitë dhe kishat në vend, duke respektuar rregullat dhe protokollet e ekspertëve të epidemiologjisë për të shmangur infektimet e mundshme me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat PDIU i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë të mundur hapjen e institucioneve të kultit në vend dhe të ndjekë shembullin e vendeve evropiane.

Deklarata e PDIU:

I bëjmë thirrje sektit të “Rilindjes” të hapë institucionet e kultit dhe të shkëputet nga trashëgimia e paraardhësve të tyre, që prishën Kisha e Xhamia në vitin e mbrapshtë 1967.

PDIU i bën thirrje Regjimit të FB (facebook) të hapen urgjentisht Institucionet e Kultit dhe të bëhen protokollet e hapjes së tyre në bashkëpunim me ekspertët e epidemiologjisë.

Shumë vende evropiane dhe vende fqinje janë shumë pranë hapjeve me protokoll të objekteve të Kultit.

Tek ne ajo që ndodh është paradoksale, fitohet vetëm kohë pa asnjë zgjidhje. Shqiptarët duhet që edhe për tek Zoti I Universit, t’i drejtojnë sytë nga zoti që quan veten zot,faraon.

Të fitosh kredo politike mbi ndjenjat e besimtarëve, duke ua mohuar besimin, për t’ua shitur më pas të drejtën e besimit të garantuar me kushtetutë, si një arritje e qeverisë, tregon se propaganda e këtij njeriu nuk ka kufij.

Është e pa pranueshme që po hapen parukeritë, Qendrat Tregtare, baret, restorantet dhe futbolli, e jo shtëpitë e Zotit!

PDIU i bën thirrje sektit të “Rilindjes” të hapë institucionet e kultit dhe të shkëputet nga trashëgimia e paraardhësve të  tyre, që prishën Kisha e Xhamia në vitin e mbrapshtë 1967.

Për këtë arsye Shqipëria u kthye në vendin e vetëm ateist në botë, që zëvendësoj Zotin me regjimin një partie dhe Enver Hoxhën, pasoja që po i vuajmë akoma edhe sot.

Lexo edhe :  Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

E drejta e ushtrimit të besimit dhe institucionet e Kultit janë më të rëndësishme se parukeritë, qendrat tregtare, baret apo restorantet.

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV