La Liga nuk ndalet as nga 5 rastet pozitive, zbulohet se kur do rikthehen ndeshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmimi i pesë rasteve pozitive me koronavirus duket se nuk ka ndikuar aspak te La Liga,e  cila është duke vazhduar me planet e rikthimit të ndeshjeve të futbollit në muajin qershor.

Organizata e drejtuar nga Javier Tebas priste më shumë raste, rreth 25 ose 30, por duket se shifrat janë më të ulëta. Të gjitha pozitivet janë asimptomatike dhe janë në fazën e fundit të sëmundjes, kështu që pritet që brenda një kohe të shkurtër të mund lojtarët në fjalë të bashkohen në stërvitje. Por së pari ata do të duhet të jenë në përputhje me protokollin sanitar dhe që nga fillimi lojtarët do të detyrohen të karantinohen në shtëpitë e tyre.

Kur do të marrin dritën jeshile për të dalë fushë? Kjo do të varet nga një provë tjetër, në të cilën do t’i nënshtrohen pas disa ditësh. Për të qenë në gjendje të trajnohen ata do të duhet të rezultojnë dy herë negativ. Për më tepër, personave që kanë jetuar me futbollistët do t’ju ofrohet mundësia të kalojnë një test PCR për të zbuluar situatën e tyre.

Rojiblanco Lodi rezultoi pozitiv për testin PCR, ndërsa futbollisti i Elche Jonathas, i infektuar në mars, nuk do të ka rezultuar akoma negativ, pra vijon të jetë i prekur nga virusi i rrezikshëm. Përveç kësaj, portieri i Betis, Joel Robles, zbuloi dje se ai kishte testuar pozitiv për PCR. “Ne jemi shumë mirë edhe gruaja ime, e cila është shtatzënë, dhe vajza ime e vogël. Ne nuk kemi pasur ndonjë simptomë. Unë kam qenë përgjegjës,”- deklaroi Robles.

Pastaj ka raste të futbollistëve që kanë kaluar me sukses testin PCR, por që kanë paraqitur mbetje të antitrupave në testin serologjik. Të fundit që u konfirmuan ishin Alfonso Pedraza dhe Juanmi Jimenez, të cilët do të mbesin në shtëpitë e tyre si një masë paraprake. Si portier i Real Sociedad Remiro dhe mesfushori i Granada, Yangel Herrera. Nga ana tjetër, nëntë futbollistët e Atletico Madrid, të cilët kanë zhvilluar antitrupa me të vërtetë kanë punuar normalisht.

Lexo edhe :  Barcelona zhgënjen sërish në La Liga, Blaugranat bëjnë “vetëvrasje” në shtëpi nga Leganes

Ndërkohë, Espanyol, i cili dikur regjistroi 10 raste pozitive (8 nga lojtarët), do të kthehet në stërvitje, pasi të përfundojë të gjitha testimet.

Siç është thënë, La Liga ka shpërndarë dy lloje të testeve për zbulimin e Covid-19, PCR dhe serologjike. Lidhur me këtë të fundit, është zbuluar se 160 futbollistë (rreth 16% e atyre që i përkasin klubeve të Parë dhe të Dytë) kanë qenë në kontakt me koronavirusin. La Liga beson se këto rezultate forcojnë planet e saj, të cilat përfshijnë rifillimin e turneut në qershor, pas fazave të ndryshme progresive të trajnimit. Sigurisht, në rikthimin e kampionatit ata që do të kenë fjalën e fundit do të jenë autoritetet shëndetësore dhe qeveria, siç u theksua të dielën në një intervistë në La Vanguardia nga Ministri i Kulturës dhe Sportit, Jose Manuel Rodreguez Uribes./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Balla: Emigrantët nuk do të paguajnë për postën e votës

Duke u ndalur në procesin zgjedhor të 11 majit 2025, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i...

Deputeti i PD takim me shqiptarët në SHBA, Nallbati: Shqipëria ka nevojë për ju!

Deputeti i PD, Bledjon Nallbati ka zhvilluar një takim me shqiptarë në Waterbury të SHBA. Në postimin e tij në Facebook, Nallbati falënderoi dhe shprehu...

Ndërhyrrje horror ndaj Donnarummas, ja si duket fytyra e portierit pas ndeshjes

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u detyrua të largohej nga fusha i mbuluar nga gjaku...

Shkelja e të dhënave personale, Manja: Sanksionet shkojnë deri në 10 milionë euro

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, diskutoi mbi projektligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke theksuar...

Thirrja e Berishës në Kuvend: Votoni rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë

Në sallën e parlamentit vijojnë debatet. Berisha i kërkoi Spiropalit ndërprerjen e seancës dhe votimin për rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë. Por kryetarja...

Lajme të tjera

Web TV