“Në Shkodër vdekjet u rritën me 40%”, denoncimi i fortë i demokratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia ka bërë me dije se bashkia e Shkodrës ka realizuar një studim ku rezulton se vdekjet janë rritur me 40% krahasuar me një vit më parë. Duke hedhur dyshime se kjo rritje mund të ketë ardhur si pasojë e koronavirusit, Spahia tha në emisionin “Real Story” në News 24 se për këtë studim nevojitet një hetim më i plotë.

“Është një studim i Bashkisë Shkodër, e cila thotë se ka një rritje me 40% e numrit të të vdekurve…Ky studim do edhe një miratim, vullnet për ta realizuar. Ky fakt i bashkisë kërkon hulumtim të thellë, pasi mund të tregojë edhe situatën reale, pra mund të jenë vdekje të shtuara si pasojë e COVID 19. Problemi më i madh në këtë situatë është mungesa e testimeve”,- tha ai.

Ai vijoi duke thënë: “Me politikat e testimeve nuk habitem që gjithë Shqipëria të dalë zonë e gjelbër. Unë po them nuk mund ta zgjasim pafund izolimin. Pas valës kryesore u zgjat jashtë cdo limiti, s’kemi argument dhe studime që na tregojnë përhapjen e virusit. Po them që nuk mund të shkatërrojmë ekonominë e shqiptarëve se nuk po durojmë dot më. Ky është realiteti, kështu na kanë lënë”,- shtoi ai.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike akuzoi Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama se ka fshehur numrin real të vdekjeve nga COVID-19 dhe, sipas tij, në Shkodër janë të paktën 5 raste për të cilat ka informacion, që vdekjet janë shkaktuar nga koronavirusi, por ngaqë kishin patologji të tjera nuk janë kalkuluar.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV