“OK tani do nisim”…por Bundesliga numëron miliona humbje

Të ashtuquajturat `ndeshjet fantazmë’ do t’i bëjnë skuadrat gjermane që të përballen me humbje të mëdha ekonomike.

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angela Merkel iu dorëzua presionit të klubeve të futbollit gjerman duke lejuar para pak ditësh edhe startin e Bundesligës së parë dhe të dytë, por pasi u shua entuziazmi i një sezoni gjithsesi të cënuar rëndë në “Fair Play”, në financa dhe merita në fushë, tani nisin llogaritë.

Të ashtuquajturat `ndeshjet fantazmë’ do t’i bëjnë skuadrat gjermane që të përballen me humbje të mëdha ekonomike. Skuadrat e Bundesliga dhe Bundesliga 2 janë të vendosura që të përfundojnë sezonin e futbollit, me ndeshjet që do të luhen me dyer të mbyllura. Plot 82 ndeshje të Bundesliga dhe 81 ndeshje të Bundesliga 2 do të jenë ‘ghost matches’ – ndeshje që luhen pa tifozë.

Sipas llogarive që bën revista “Kicker”, formacionet elitare do të jenë ato që do mbajnë barrën më të madhe të faturës negative, thuajse 70 milionë Euro. Skuadrat  e Bundesliga 2 do të kenë humbje deri në 22 milionë Euro, por në asnjë nga rastet nuk fute impakti në marketing, imazhi global dhe shitjet në dyqanet e autorizuara jashtë Gjermanisë.

42.738 skektatorë për ndeshje ishin mesatarisht prezentë në Bundesligën e Parë, kurse 18.980 në Bundesligën e dytë. Diskutimi mbetet vetëm për biletat e munguara që do të merreshin nga klubet.

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV