SPAK fillon hetimet për bosat e krimit (emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka bërë kërkesë për sekuestrimin e pasurive të Alberto Lames, dy vëllezërve Docja në Shkodër dhe vëllezërve Farruku në Durrës.

Vetëm pak kohë pasi Operacioni Forca e Legjit, i çoi Alberto Lames (Kochsiek) formularin e vetë-deklarimit të pasurisë, prokuroria e posaçme SPAK, ka vlerësuar dosjen e OFL-së, dhe ka proceduar me depozitimin e një kërkese në gjykatë për sekuestrim të pasurisë. Kërkesa për ngrirjen e aseteve financiare dhe kapitale të Alberto Lames është depozituar në sekretarinë e gjykatës së posaçme, ku pritet që në ditët në vijim të zhvillohet dhe seanca gjyqësore për këtë subjekt.

Alberto Lame, është shqiptari, i implikuar në trafikimin e 1.7 ton drogë të llojit kokainë, që u kap dy vite më parë në Gjermani. Alberto Lame u arrestua dy vite më parë në Gjermani si pjesë e “bandës së bananeve”, e cila akuzohej se kryente trafikun e drogës nga Ekuadori në Evropë. Pjesë e bandës u raportua se ishte edhe Emiljano Hysenaj, shqiptari tjetër për të cilin OFL-ja ka nisur hetimet.

Një tjetër kërkesë që është depozituar në Gjykatën e Posaçme me qëllim vënien në sekuestro të pasurisë është dhe sekuestrimi i disa prej pronave dhe llogarive bankare të dy vëllezërve Kreshnik Budlla (Farruku) dhe Rinald Budlla (Farruku). Të dy vëllezërit janë proceduar disa herë për aktivitet kriminal.

Mes pronave që SPAK,ka kërkuar të sekuestrohet është dhe kompania “Eco Energy System”, në pronësi të Kreshnik Budlla.

Mes emrave të tjerë që këtë javë Gjykata e Posaçme do vendosi ose jo për sekuestrimin e pasurisë janë dhe dy vëllezërit nga Shkodra Marjo dhe Gentjan Doçaj, të cilët janë përfshirë në rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në zonën e Shijakut.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV