“E kam kaluar COVID-19 që në janar”/ Balla përplaset keq me gazetaren: Ju lutem ruani distancën! (replikat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është përplasur me një gazetare të terrenit gjatë aktivitetit në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

Teksa ndodheshin në spitalin “Shefqet Ndroqi” gazetarja ka pyetur Ballën dhe deputeten Klodiana Spahiu se pse disa mjekë në rrethe, të infektuar po ashtu me koronavirus nuk përfitojnë pagën e premtuar nga qeveria njësoj si kolegët e tyre në kryeqytet.

Nga ana e tij, Balla e shpërfilli pyetjen e gazetares, duke i kërkuar fillimisht t’i largohet dhe se televizioni ku ajo punon përfaqëson ka probleme me deklarimin e pasurive.

Balla: Ju lutem, ruani distancën

Gazetarja: E kam kaluar covid-in që në janar, a mund t’i përgjigjeni pyetjes?

Balla: Televizioni juaj ka probleme me deklarimin e pasurisë së pronarëve.

Balla u pyet sërish nga gazetarja, por ai iu përgjigj thjeshtë: Të fala Çimit.

 

Të fundit

Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune. Këngëtari...

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Lajme të tjera

Web TV