Del në shitje kitara e Curt Kobain, çmimi fillestar është 1 milion dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kitara që Kurt Cobain luajti gjatë performancës së tij në “MTV Unplugged” në vitin 1993 pritet të shitet në një ankand që organizohet nga shtëpia e ankandeve Julien në muajin qershor, me një çmim fillestar prej 1 milionë dollarësh.

Kitara e rrallë, D-18E është e para ndër të tjera sende të grupit të famshëm Nirvana, që do të dalë në shitje e që ishte personale e Kobain, që u vetëvra në vitin 1994, pas 5 muaj pas shfaqjes në Nju Jork.

“Kjo kitare e rëndësishme ka luajtur një rol të jashtëzakonshme në historië e Rock’N’Rollit pasi është luajtur nga disa prej muzikantëve më të famshëm dhe ikona të muzikës rrok. Kjo Kitarë ka dhuruar spektakël në çdo performancë live” tha Darren Julien, president i shtëpisë së ankandeve Julien.

Kitara zotërohej më herët nga vajza e Kobain, Frances Bean Cobain, të cilën vetë i ati ia dhuroi kur ishte ende gjallë, fill pas divorcit nga nëna e saj. Ajo renditet ndër kitaret më të mira në botë, prodhuar në vitin 1833.

Kobain fitoi statusin e këngëtar legjendar si udhëheqës i grupit Nirvana, banda muzikore që vetë ai e krijoi në vitin 1987 me mikun e tij Krist Novoselic. Popullariteti i grupit arriti majat me albumin e vitit 1991 “Nevermaind”, që arriti rekordin duke u shitur në mbi 1 milion kopje në SHBA brenda një viti. Në 1992, ai arriti të qëndrojnë për 472 javë në krye të Billboard 200. /Fjala.al/

Të fundit

Një objekt hidhet nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë, pamjet bëhen virale

Një video e pazakontë nga Shtëpia e Bardhë po bën xhiron e internetit, duke treguar një objekt që duket...

“Ethet e luftës” armatosin edhe Çekinë, Praga porosit 44 tanke gjermane Leopard 2A8

Me ethet e luftës që duket se kanë mbërthyer Europën mbarë, nuk ka ngelur pas në drejtim të armatosjes, as Republika Çeke, e cila...

Bajrami la Shqipërinë për Zvicrën, Silvinjo shmang polemikat: Ndodh edhe te Brazili

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Sfidën pasardhëse, atë ndaj Letonisë, ai e quajti si...

1 në 4 të rinj në Shqipëri, as në shkollë e as në punë

“22% e të rinjve në Shqipëri të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë, të dhënat bëhen të ditur...

Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te...

Lajme të tjera

Web TV