FOTO/ Nga Ronaldo te Hazard, futbollistët e famshëm nuk kanë patur gjithmonë këtë trup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollistët sot do të bënin gjithçka për të qenë të parët, jo vetëm në fushë por edhe në jetën jashtë saj. Dhe kjo nënkupton më shumë palestër, perfeksionim i trupit të tyre dhe pesha të rënda, për disa muskuj më shumë.

Por ato që sot janë yjet e sportit, nuk kanë patur gjithnjë trupin e një body builder. Në fakt, pjesa më e madhe e futbollistëve e kanë ndryshuar fizikun e tyre ndër vite, madje edhe këto ditë karantine, pasi të gjithë i kanë kushtet e duhura për t’u stërvitur në shtëpi.

Vetëm një vit më parë. Ish futbollisti i Chelsea, Eden Hazard, kur u zhvendos tek Real Madrid për shumën e 130 milionë paundve, ishte 7 kg mbi peshë. Këtë gjë, Hazard e mori si një sfidë personale dhe tashmë fitnessi për të është i përditshëm, është kthyer në mënyrë jetese. Vetë Eden pohon se për të është e komplikuar dhe mundohet që të mos konsumojë shumë ushqim gjatë ditës. Tashmë është në super formë.

Kur ishte më i ri, edhe Cristiano Ronaldo është gjykuar shumë për trupin e imët e të paformuar mirë. Por sot ai ndjek një rutinë të jashtëzakonshme, në vaktet që konsum dhe palestrën thuajse 3 orë në ditë, për të qëndruar gjithnjë në top formë, shumë larg Ronaldos kur ishte vetëm 23 vjeç.

Marcus Rashford ishte i panjohur deri në vitin 2017, atëherë kur ai ishte vetëm 19 vjeç, me një trup ende në zhvillim. Por ai kishte idhull dhe model në futboll dhe jetë, Cristiano Ronaldon dhe ky i fundit e ndihmoi mjaft për ta futur në rutinën e palestrës dhe fitnesit. Të dy janë trajnuar shumë së bashku, si brenda ashtu edhe jashtë fushave të blerta. Sot fiziku i tij muskuloz flet qartë.

Lexo edhe :  Arsenali pret Real Madridin në “Emirates Stadium”, formacionet zyrtare të skuadrave

E njëjta gjë ka ndodhur me Robert Lewandowskin, sensacioni i gjigantëve bavarezë. Fiziku i tij ka ndryshuar jo vetëm falë stërvitjes së përditshme, por edhe falë ndihmës së gruas nutricioniste. Sot, përmes dietave ushqimore dhe regjimit të rreptë në stërvitje, Lewandowski është shndërruar në një mashkull perfekt.

Adama Traore kishte vetëm kocka kur u shfaq fillimisht në futbollin botëror. Por publiku dhe fansat u mahnitën me kalimin e kohës, me shndërrimin e tij në një hero të filmave hollivudianë. Madje, fare mirë ai do të vinte në siklet edhe aktorët e filmave aksion apo boksierët. Kështu ka ndodhur me dhjetëra futbollistë, mjafton që të shihni fotot dhe ndryshimin e tyre ndër vite. Mjafton pak vullnet dhe kujdes, gjithçka është e mundur, edhe për futbollistët që parësore kanë topin./Fjala.al/

 

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV