“I pafuqishëm ndaj alkoolit”, legjenda e Arsenal rrëfen problemet

Ish futbollisti Merson ka humbur të paktën 7 milionë Paund nga alkooli, drogërat e rënda dhe bastet

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish futbollisti ikonë i Arsenalit dhe një prej emrave më të dashur në kombëtaren angleze, Paul Merson zbuloi problemet e rënda që kishte me alkoolin dhe kumarin deri pak kohë më parë. në një episod të dokumentarit mbi futbollin të cilësuar “Harry’s Heroes”, ai tregoi se shkonte thuajse gjithmonë në më shumë se 35 birra të mëdha në javë, dhe se jeta e tij u rrezikua.

52 vjeçari që përloti tifozët edhe në serinë e parë, tha se ky projekt filmi i shpëtoi jetën.

“Shkova dy herë në rehabilitim dhe nuk funksionoi por ky show më shpëtoi jetën, me 100%. këtë herë e bëra për vete, jo për klubin apo për shokët” tha Paul Merson. Festimet e tij duke imituar gota e alkoolit, shpesh shiheshin dhe në stadiumet angleze. Ish futbollisti që ka humbur të paktën 7 milionë Paund nga alkooli, drogërat e rënda dhe bastet, tha se nga hera e fundit, tani është shumë më mirë.

“Jeta ime ka ndryshuar. Impakti pozitiv në këtë skuadër që xhirojmë është i duhuri për një të alkoolizuar e sidomos me baste, të cilët i provova që 16 vjeç” tha Merson.

Ai është protagonist në filmin e bukur me emra të mëdhenj të Arsenal si David Seaman, Merson, Matt Le Tissier, Rob Lee, Ray Parlour, Lee Sharpe, Mark Chamberlain, Mark Wright, Razor Ruddock dhe Lee Hendrie, me trajner Harry Redknapp. Legjenda Merson shënoi 78 gola për Arsenalin në 327 ndeshje.

Të fundit

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit,...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

Lajme të tjera

Web TV