“Infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica”, mesazhi i Ramës për bluzat

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për infermierët.

Rama thotë se nuk ka qenë kurrë kaq ndërkombëtare misioni i tyre.

Kryeministri shkruan se “infermierët që kemi parë këto muaj si luftëtarë të pamposhtur me COVID-19 na mësuan se hero të bën sakrifica.

Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!

Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.

Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri??

#RESPEKT?

#DitaNdërkombëtareeInfermierëve”, shkruan kryeministri Rama.