Kosova do ashpërsojë masat nëse rritet numri i të infektuarve me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore në Kosovë tërheqin vërejtjen se masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, mund të shtohen ose ato ekzistuese nuk do të hiqen në rast se qytetarët dhe bizneset nuk respektojnë rregullat e parapara.

Rënia dhe pastaj ngritja e numrit të të prekurve me koronavirus në Kosovë, sipas zyrtarëve shëndetësorë është një indikacion që mund të shtyjë autoritetet të mos zbusin masat për lëvizje më të lirë të qytetarëve.

“Nëse vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive, nëse fillon të ketë vatra të infeksionit në komunitet duket të reagohet menjëherë”, tha Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësi Hoti, tha se në rrethanat në Kosovë, nuk mund të flitet tash për tash për një numër të caktuar të rasteve dhe me pas të vendoset për shtrëngim të masave.

“Nuk ka lidhje kjo me shifra, sepse në një ditë mund të ketë shumë raste e një ditë mund të mos ketë farë”, tha Hoti.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, të martën pas një takimi ku është analizuar situata me masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë maksimalisht rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Kosova tashmë ka filluar hapjen graduale

Shumë vende në Evropë kanë filluar hapjen graduale të ekonomisë, lokaleve si dhe shkollave. Republika Çeke u bë vendi i parë që ka hapur edhe kinematë mirëpo duke respektuar distancën fizike. Ky shtet kishte numër të vogël të viktimave, 281 vdekje, në krahasim me vendet tjera evropiane. Sipas ekspertëve kjo u bë e mundur pasi qeveria mori shumë shpejt masa të ashpra për ta luftuar COVID-19.

Epidemiologu Isuf Dedushaj, mjek i pensionuar, por që tani është ftuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që të japë këshilla lidhur me gjendjen e krijuar nga koronavirusi, tha për Radion Evropa e Lirë se vlerësimet për gjendjen në Kosovë po bëhen duke e parë edhe situatën në terren.

Lexo edhe :  Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Ai tha se masat për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë, mund të rriten nëse ka rritje me të madhe të numrit të personave të prekur me koronavirus.

“Nëse dyfishohet ose trefishohet numri i personave të sëmurë, atëherë duhet menduar ndryshe, duhet ashpërsuar masat. Nuk është marrë ndonjë qëndrim, por nëse rritet numri duhet veprohet ndryshe. Unë, nuk besoj se do të rritet numri”, tha Dedushaj.

Aktualisht në Kosovë është në zbatim faza e parë e hapjes graduale ekonomike që nënkupton lejimin për të vepruar të disa bizneseve nën kushtet e respektimit të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Në të njëjtën kohë kur ka filluar hapja graduale ekonomike ne shohim mosrespektim të masave nga qytetarët dhe nga një numër i bizneseve”, tha zëdhënësi Hoti.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë në Kosovë pritet të takohet edhe një herë gjatë kësaj jave dhe pritet të merren vendime të reja për gjendjen në terren.

Zyrtarët kanë thënë se gjendja e deritanishme në Kosovë me COVID-19 ka qenë e menaxhueshme.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se të martën ka vdekur edhe një paciente e prekur me koronavirus, duke e rritur numrin total të viktimave në 29.

Viktima, 63-vjeçare, ka qenë nga Komuna e Rahovecit.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 895 raste me koronavirus.

Prej tyre, 657 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur./REL

Të fundit

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Lajme të tjera

Web TV