Ai endet mes valëve të Karaibeve në një det të kristaltë, dhe me një nga vajzat më të bukura në botë…por për Ezequiel Lavezzi, nuk është parajsa që shpresonte se do kalonte në kohën kur bota po kërcënohet nga pandemia. Futbollisti argjentinas ka denoncuar një tentativë shantazhi dhe zhvatje, për një video “pornografike”, një përmbajtje imazhesh erotike që u kërcënua se do ekspozohej.
Ezequiel Lavezzi raportoi se ka marrë kërcënime për zhvatje mbi disa video “hot”, dhe se për secilin material ishte një shumë prej 5000 dollarësh si çmim, për të mos e shpërndarë online, video që përfshijnë sulmuesin dhe partnerin e tij të re, brazilianen Natalia Borges”. Gazeta argjentinase Clarin, kujton se si ish sulmuesi i Napolit kishte përjetuar një situatë të ngjashme në gusht 2014, menjëherë pas Kupës së Botës, së bashku me të dashurën e tij në atë kohë, Yanina Screpante.
“El Pocho” ndodhet aktualisht në një parajsë në Karaibe, në Saint Barthélemy, një koloni autonome nën juridiksionin e Francës. por kërcënimet kanë “dalë mes Instagram nga dy llogari.
“Ata filluan t’i shkruajnë atij nga dy llogari në rrjetin social Instagram. Jo vetëm për të kërcënime, por edhe për të dashurën e tij. Në veçanti, këta njerëz i thonë Lavezzi, se kanë videot dhe bisedat e tyre dhe ata i japin detaje mbi përmbajtjen, kjo është arsyeja pse është e gjitha shumë e besueshme. Edhe sikur të ishin false, do të ishte sërish zhvatje” tha nëj mik i sulmuesit argjentinas. Lavezzi dhe Natalia menjëherë iu drejtuan avokatit Mauricio D’Alessandro dhe filluan konsultimet gjyqësore, të cilat janë formalizuar tashmë, me dy ankesa në zyrën e prokurorit të krimit kibernetik në Buenos Aires. Madje dhe avokati i tij, ka firmosur një kontratë konfidencialiteti…