Tjetër akuzë për Harvey Weinstein: Donte të më fërkonte qafën. Ai është …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai tashmë ka nisur të vuajë dënimin por kjo nuk i ka ndalur akuzat në drejtim të tij. Helena Bonham Carter ka ngritur një akuzë zyrtare ndaj ish manjatit të Hollywood Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

Aktorja 53 vjeçare ka përshkruar të njëjtën skenë që femra të tjera kanë zbuluar më herët, për mënyrën e ngacmimit. Producenti e ka ngacmuar fillimisht me fjalë, më pas e ka prekur në qafë dhe i ka kërkuar një masazh të lehtë.

Ajo thotë se arriti të shpëtojë vetëm duke vrapuar. “Ai tentoi me mua veprime të turpshme. Kisha dëgjuar nga të tjerë për këtë sjellje të tij. Thashë menjëherë jo dhe ika me shpejtësi” rrëfen aktorja.

Në shumë raste, vijon aktorja, më ka bulluar në mes të njerëzve dhe arrita në përfundimin se ai është thjesht psikopat. Ngjarja ka ndodhur thuajse 20 vjet më parë por vetëm sot Helena Bonham Carter thotë se gjeti kurajën ta rrëfejë këtë histori.

Weinstein është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe ngacmim seksual ndërsa nxiti në SHBA dhe disa vende të Europës, lëvizjen MeToo.

Burimi: Dailymail, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që...

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë...

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen "Buka" në...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Lajme të tjera

Web TV