BE jep lajmin e mirë: Do të kemi sezon turistik, por me masa të larta sigurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzekutivi i BE, Paolo Gentiloni, ditën e sotme ka propozuar hapjen e kufijve gradualisht në mënyrë që të ringrihet industria turistike e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se këtë vit mund të kemi një sezon tursitik.

“Mesazhi ynë është që ne do të kemi një sezon turistik këtë verë, dhe nëse kjo bëhet e mundur do të ketë masa sigurie të larta”, tha ai.

Kujtojmë se disa shtete kanë filluar hapjen e kufijve si Austria dhe Gjermania që ishin të parat që hoqën kufizimet.

Ndërkohë kancelari Sebastian Kurz tha se nga e premtja do të ketë kontrolle në vendkalimet kufitare dhe më 15 qershor lëvizja e lirë duhet të rifillojë.

“Ne duam ta bëjmë jetën e përditshme të njerëzve më të lehtë dhe të bëjmë një hap tjetër drejt më shumë normalitetit,” tha Sebastian Kurz raporton BBC.

Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë paralajmëruar të mos pretendojnë për udhëtime ndërkombëtare pa kryer karantinën. Por udhëtime pa karantinë do të ketë në Francë dhe Irlandë.

Të fundit

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht...

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se ish...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Lajme të tjera

Web TV