Humb jetën foshja 3-ditëshe, e ëma ishte e infektuar me Covid-19

Një djalë ka ndërruar jetë vetëm tre ditë pas lindjes ndërsa e ëma e tij rezultoi pozitive me koronavirus.

Foshnja tre-ditëshe vdiq në spital pasi nëna tij ishte diagnostikuar me koronavirus para se të lindte.

Foshnja lindi në Spitalin Princesha e Uellsit në Bridgend, Uellsi i Jugut, me një rrahje të ulët të zemrës.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Pontypridd Coroner u dëgjua se ai u transferua në spitalin Singleton në Sëansea, por ndërroi jetë më vonë.

Shkak kryesor e vdekjes së tij u tha se ishte ‘encefalopati ishemike hipoksike’ e rëndë, qe do të thotë se truri nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen e gjak dhe shkak dytësor u rendit Covid-19./Burimi: Daily Mail