Nikolin Jaka: Bankat po zvarrisin sipërmarrjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në një prononcim për Gazetën “Fjala” pohon se duhet bërë gjithçka që ekonomia të mos shkojë në kolaps. Për t’u ardhur në ndihmë bizneseve në vështirësi, bankat duhet të tregohen më të gatshme për financim.

“Procedura e marrjes së kredive është e vështirë. Garancia sovrane nuk ka nevojë për kolateral. Kërkesat tona i kemi parashtruar. Mendoj se guvernatori ka informacion të saktë për ekonominë tonë. Banka po zvarrit sipërmarrjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kompanitë, që t’i mos i lëmë të shkojnë në gjendje të keqe”, – thotë Jaka.

Duket se ka ngërç në marrëveshjen mes palëve, e cila lidhet me interesat e kredive. Sipas Jakës, “ajo që është e rëndësishme është që bankat duhet të jenë të qarta nëse ky fond garancie është për t’u implementuar me interesa apo pa interesa.

Nga komunikimi që unë kam pasur me përfaqësuesit e qeverisë, thuhet që është pa interesa, pra me interes 0. Ndërkohë që sistemi bankar nuk aplikon interesin 0, aplikon interesin 2,85% pothuajse të përafërt me kredinë tregtare dhe, aq më tepër, që nuk e merr në bazë kolateralin e vendosur si garanci sovrane”. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, mësohet se bankat kanë aplikuar interesa në marrëveshjet që kanë nënshkruar deri tani me bizneset.

Banka aplikon interesin 2,85% në shumicën e rasteve që sipërmarrja i është drejtuar për të marrë financim për fondin e pagave dhe, nga ana tjetër, kërkon dhe dorëzanës, pra do të thotë një garanci financiare. Garancia sovrane nuk ka nevojë as për kolateral, as për dorëzani”. Qeveria shqiptare ka të parashikuar vetëm pjesën e aksioneve, ku normalisht nga bizneset është pranuar, sepse ka dhe artifica të cilat rregullohen gjatë rrugës, por pjesa e dorëzanisë nuk është  e parashikuar tek marrëveshja e qeverisë me bankat.

“Qeveria ka hyrë garant që kjo është një garanci sovrane që, në rastin final, kur kemi dështim të likuidimit të kredisë, garancia sovrane hyn në fuqi dhe banka është e sigurt nga pjesa e mbulimit financiar dhe çdo artificë tjetër, duke mos legjitimuar këtë do të thotë që banka ka artifica që sillet në mënyrë të qëllimshme kështu, po zvarrit sipërmarrjen për ta detyruar që të marrë kredi tregtare, sepse 2,85% është kredi tregtare, nuk është kredi pagash”, – shpjegon Jaka.

Lexo edhe :  Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Ndërsa në lidhje me diskutimin që po bën Banka e Shqipërisë me bankat tregtare për shtrirjen deri në 6 muaj të afatit të ristrukturimit të kredive, Jaka e vlerëson si iniciativë pozitive.

Është për t’u vlerësuar iniciativa. Jam i bindur që guvernatori e ndien situatën dhe ka informacionin e saktë për situatën ekonomike në Shqipëri. Ngërçi ku ka ngelur sipërmarrja private aktualisht, normalisht që ka nevojë për një shtyrje tjetër të afatit të pezullimit të kredive dhe, nga ana tjetër, është si do të kthehet normaliteti ekonomik”, – thotë Jaka.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV