Përdhunuan një 23 vjeçare/Arrestohen 2 të rinjtë nga Fieri

Policia ka arrestuar ditën e sotme dy të rinj pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 23-vjeçare dhe e kanë kanosur këtë të fundit për të dhënë pasuri.

Dy të rinjtë  e arrestuar me iniciale  M. G., 26 vjeç  dhe O. A., 25 vjeç, janë banues në qytetin e Fierit. Ata u ndaluan pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga 23-vjeçarja, se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, 25 dhe  26-vjeçari  e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.