Vasili: Droga bën ligjin në Shqipëri, urdhëron qeverinë që të legalizojë kanabisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në Shqipëri situata është shumë e rëndë, droga në këtë vend po bën ligjin”, me këto fjalë e ka nisur ditën e sotme nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Me anë të një komenti në “Facebook”, ai thekson se ‘droga urdhëron kryeministrin të legalizojë kanabisin’.

Vasili ka publikuar një deklaratë të prokurorit të Antimafias, Nicola Grateri deklaron se çereku i sipërfaqes së Shqipërisë është i mbjellë me drogë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Situate shume e rende ne Shqiperi!!!

Droga ben ligjin, droga urdheron kryeministron te legalizoje kanabisin.

Prokurori Nicola Grateri deklaron:

Çereku i siperfaqes se Shqiperise eshte i mbjelle me Droge!!

Prokurori Nicola Gratteri:

“Mafia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një mafia gjithnjë e më e fortë.
E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është mafie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut”.

“Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali”.

“Kur flas për mafie flas për ato elitare italiane e shqiptare e jo për rrugaçët që grabisin vilat. Mafioz është ai që ka në kontroll një copë territori, mafioz është ai që arrin të menaxhojë një sasi të madhe kokaine, që arrin të ngjallë frikë tek banorët e një territori, pra që ushtron fuqi. E pra kjo elitë në këtë moment po nuhat ku është e mundur të bëhet një biznes, ku mund të blihet në tregun e ligjshëm me çmime të lira, të blejnë lokale, hotele, piceri. E ky rrezik është kudo jo vetëm në Itali por dhe në vendet e tjera”.

Lexo edhe :  Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike

“Ka një marrëveshje të mirë mes mafias italiane dhe asaj shqiptare, ka një raport të mirë mes tyre. Më vjen keq ta them por ka një raport të mirë mes dy vendeve dhe nga këndvështrimi kriminal. Mafia puglize, Ndrangheta kalabreze blejnë marijuanë nga Shqipëria.”

Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV