VIDEO/ Mikroçipe nën lëkurën e dorës, ja si po kontrollohen jetët e europianëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Implementimi i mikroçipeve nën lëkurën e duarve të qytetarëve europianë, duket se ka filluar të zbatohet.

Mijëra suedezë kanë qenë pionierë në përdorimin e mikroçipeve futuriste që janë vendosur nën lëkurë. Euronews transmeton se teknologjia përdoret për detyra të përditshme, si hyrja në smartphone-t tuaj, hapja e derës ose si një alarm.

Ata që qëndrojnë pas këtyre mikroçipeve, me madhësi të një kokërr orizi dhe të implantuar përmes një shiringe, po punojnë për të hyrë në pjesë të tjera të Evropës.

Eric Larsen, i cili drejton Biohax Italia, është duke pritur për miratim në Itali nga qendrat mjekësore dhe ministria e shëndetësisë.

Ai tha se pret që të vendoset një çip në rreth 2.500 njerëz në gjashtë deri në tetë muajt e parë në Milano dhe Romë.

Madje, po sipas Euronews, edhe pa certifikimin e ministrisë së shëndetësisë, Biohax Italia tashmë ka qenë në gjendje t’i fusë këto në disa qindra njerëz me ndihmën e një qendre mjekësore.

“Është një hap drejt së ardhmes … është jashtëzakonisht futuriste, edhe pse tashmë po ndodh. Kjo teknologji lindi për të na ndihmuar, për të na dhënë ‘superfuqi’ të vogla”, tha Larsen për Euronews.

Por COVID-19 mund t’i bëjë njerëzit më të shqetësuar në lidhje me një gjë të tillë, tha Larsen, për shkak të shqetësimit të publikut në lidhje me aplikimet për gjurmimin e kontakteve të paraqitura nga qeveritë gjatë pandemisë.

“Ne po shohim që shumë njerëz në Itali nuk janë të lumtur me shtimin e diçkaje si një GPS ose diçka që mund të ndjekë lëvizjen tonë. Kjo mund të jetë një rrezik për ne”, shpjegoi ai.

Lexo edhe :  Rusia shton agresivitetin, Gjermania përgatit një porosi gjigante armësh

“Ne nuk po gjurmojmë lëvizjet – nuk kemi GPS brenda, por mendoj se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë”.

Planifikuesi i zgjidhjeve suedeze të teknologjisë informative Martin Lewin përdor të dy mikrochip-at në dorën e tij për gjëra të tilla si hyrja në kompjuter, vendosja e alarmit në zyrë dhe nisja e profilit të tij LinkedIn, përcjell Telegrafi.

Por përdorimi i tyre si një alternativë për pagesa pritet të jetë pika kryesore e teknologjisë.

“Nuk është ndryshe përveçse thjesht heqja e nevojës për një kuletë, heqja e nevojës për një çelës, heqja e nevojës për të gjitha këto gjëra të shkëputura që krijojnë vetëm rrezik sepse nëse i humbni ato, ju humbni identitetin tuaj”, tha Joëan Österlund, i cili qëndron pas Biohax International.

Ndërkohë, siç shkruan Euronews, në Suedi, mikrochip-at mund të përdoren edhe si një biletë treni.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV