Deputeti ukrainas shkel hapur ligjin, ja çfarë ka bërë “me dashje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deputet i partisë në pushtet në Ukrainë është përpjekur të marrë në mënyrë të paligjshme një pasaportë Rumune përmes një kompanie që lehtëson aplikimet për nënshtetësinë e BE-së, sipas Slidstvo, qendra anëtare e Ukrainës OCCRP.

Reporterët kanë marrë dokumente që zbulojnë se si Oleksandr Dubinsky paraqiti përmes një ndërmjetësi një kërkesë për shtetësi në Ministrinë Rumune të Drejtësisë – pavarësisht se shtetësia e dyfishtë ishte e paligjshme në Ukrainë.

Oferta e Dubinsky u konfirmua nga një avokat rumun i cili, sipas burimeve të Slidstvo, e ndihmoi deputetin të paraqesë kërkesën e tij.
Politikani, anëtar i partisë “Shërbëtori i Popullit”, u tha gazetarëve se aktualisht nuk posedon shtetësi rumune, por nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të mëtejshme në lidhje me dokumentet.

Të huajit e Ukrainës nuk mund të mbajnë pozicione politike, dhe për këtë arsye shtetësia rumune mund ta heqë nga posti i tij si deputet.
Gazetarët e Slidstvo zhvilluan një intervistë të fshehtë me një kompani që ofron ndihmë për marrjen e shtetësisë së BE-së nën një skemë të thjeshtuar.

Zyrtarët e kompanisë u thanë gazetarëve se, për një tarifë, ata do të “gjenin” të afërm fiktivë në Rumani për të çimentuar kërkesat e tyre për nënshtetësi Rumune, si dhe me zyrtarët e qeverisë në mënyrë që të shmangin një kontroll të panevojshëm.

Ata i siguruan gazetarët se skema e tyre ishte e sigurt dhe efektive, duke u garantuar atyre një pasaportë rumune, pa asnjë pyetje të bërë, për vetëm 6.000 euro .
Sistemi i aplikimit për nënshtetësinë e Rumanisë ka qenë nën hetim nga Drejtoria Kombëtare e Kundër Korrupsionit e vendit që nga fillimi i këtij viti. Hetuesit aktualisht janë duke kontrolluar aplikimet e paraqitura ndërmjet 2017 dhe 2019 – të njëjtën periudhë në të cilën Dubinsky paraqiti kërkesën e tij.
Burimi https://www.occrp.org/ Përshtati dhe përktheu Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV