Laksativët janë agjentë që ndihmojnë zorrën të funksionojë më mirë dhe, rrjedhimisht, ndihmojnë në uljen e fryrjes karakteristike të kapsllëkut, gjë që jep ndjesinë e fryrjes së barkut.
Laksativët natyralë dhe të shëndetshëm janë një avantazh ndaj formulave laksative të blera në farmaci, sepse këto ilaçe mund të kenë ndikim për trupin dhe të shkaktojnë humbjen e refleksit.
Në disa raste, veçanërisht në rast të keqpërdorimit, këto ilaçe laksative mund të jenë të dëmshme. Më poshtë po ju paraqesim dy receta natyrale.
1.Receta me lëng kumbullash me fara liri
Përbërësit:
– 1 gotë ujë të filtruar;
– 1 lugë çaji vaj kokosi;
– 2 lugë fara liri;
– 2 kumbulla të thata;
Përgatitja: Shtoni farat e lirit në gotën e ujit dhe lërini për 20 minuta deri në 30 minuta. Pas kësaj kohe, derdhni përmbajtjen në blender, shtoni vaj kokosi. Përzieni mirë dhe pijeni.
2.Receta me lëng papaje me chia
Përbërësit:
– 1 gotë ujë;
– 1 lugë çaji vaj ulliri;
– 1/4 e papajas;
– 1 lugë gjelle chia.
Përgatitja: Shtoni të gjithë përbërësit në një blender. Pas përzierjes mirë, pija është gati për t’ja shërbyer vetes.