Favorizoi të dënuarit, fillon hetim për drejtorin e burgut në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Burgut në Berat, Hiqmet Këlliçi është duke u ndjekur penalisht, pasi akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit Kombëtar të Brendshëm të Burgjeve dje kanë dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të Hiqmet Këlliçi. Ai ka qenë nën hetim prej një muaji dhe nga oficerët e SHKB-së së  Burgjeve, të cilët kanë dërguar pranë Prokurorisë së Beratit hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara.

Këllici akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të ryshfeteve dhe se nuk i dënonte të dënuarit e kësaj kategorie edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Ndonëse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës, në shumë raste të tilla ky komision nuk mblidhej asnjëherë për të burgosurit që favorizoheshin prej Këlliçit.

Po ashtu në këtë dosje hetimore thuhet se Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e në fjalë që sipas SHKB-së janë me dhjetëra. Më tej mësohet se çështja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot, kjo ndodhur pas hedhjes së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.

Ndërsa rikujtojmë se kjo është çështja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi, pasi në dhjetor të vitit 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim detyre” nga SHKB-ja, sepse shoferi i tij, me urdhër të drejtorit dhe në kundërshtim me ligjin, lejohej të takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për t’u siguruar favore në këmbim të ryshfeteve./Fjala.al/

Lexo edhe :  Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV