Kalimi i Teatrit te bashkia e Tiranës, Avokati i Popullit nis hetimet për vendimin e Qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Popullit bën me dije se ka nisur hetimin administrativ dhe nxjerrjen e rekomandimeve përkatëse në lidhje me vendimin Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar te Bashkia e Tiranës.

“Avokati i Popullit ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë një ditë më parë një kërkesë nga ana e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një grupim qytetarësh të identifikuar si aktivistë që shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj vendimmarrjeve të institucioneve shtetërore kundrejt godinës së Teatrit Kombëtar.

Në dokumentin e dërguar, kërkohej nisja e hetimit administrativ dhe nxjerrja e rekomandimeve përkatëse nga ana e insitucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me një Vendim të Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar te Bashkia e Tiranës.

Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili sikurse sanksionohet në mandatin e tij kushtetues, vihet në lëvizje me anë të mekanizmit të ankesës, me të marrë këtë kërkesë në mënyrë të menjëherëshme ka nisur punën në lidhje me këtë çështje.

Në përputhje me këtë mandat dhe në respekt të kufizimeve të nenit 25 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Këshillit të ministrave i është adresuar një kërkesë zyrtare për informacion në lidhje me VKM-në Nr. 377, datë 08.05.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë Nr. 1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”.

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij.

Lexo edhe :  “200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

Avokati i Popullit po shqyrton nëse veprimet e institucioneve shtetërore janë kryer në shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shumë shpejt do të dalë me një qëndrim zyrtar për gjetjet nga ky proces.

Gjithashtu Avokati i Popullit i inkurajon qytetarët që ta përdorin në mënyrë thelbësore, të arsyeshme dhe të strukturuar mekanizmin e ankesës pranë këtij institucioni, pasi vetëm kështu do të mund të maksimalizohen rezultatet e pritshme nga puna e këtij institucioni të shtetit shqiptar.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbron dhe promovon të drejtat e njeriut nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore. Ai ka për qëllim që përmes instrumentit të rekomandimit ta përmirësojë sjelljen dhe qasjen e këtyre institucioneve ndaj të drejtave të qytetarëve tanë në raport me shtetin.

Të fundit

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Lajme të tjera

Web TV