Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kanabisi legal: A ka treg për operatorin e ri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legalizimi i kanabisit sjell zhvillimin e një miniindustrie, gjë e cila do të shërbente si një shtysë për ekonominë e vendit. E mira më e madhe që vjen nga procesi i legalizimit është krijimi i vendeve të reja të punës, sidomos në pjesën rurale të vendit, aty ku dhe nevojat janë më aktuale.

Nga Stiven Shala/(Analist i politikave Publike pranë Qëndresës Qytetare)

Në një intervistë për gazetarin Arian Çani, para një muaji, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po studion legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore dhe se ky studim është goxha i avancuar. Zoti Rama e konfirmoi këtë nismë edhe në ditën e Evropës, ku ai pohoi se qeveria kishte një vit që punonte dhe ishte konsultuar me ekspertë vendas e të huaj, e se shumë shpejt drafti do të jetë gati e do të hapet për diskutim publik.

Edhe pse kjo iniciativë mbetet akoma e panjohur, me të drejtë, shumë pyetje lindin. A duhet Shqipëria ta legalizojë kanabisin? A do të ndikojë legalizimi pozitivisht në ekonomi? A do të arrijë qeveria ta menaxhojë si duhet situatën? A po rrezikojmë të fuqizojmë një grup të caktuar njerëzish? Kjo nismë, pa dyshim duhet të analizohet në tre dimensione – atë shëndetësor, atë ekonomik dhe komponentin e menaxhimit e të sigurisë së vendit.

Përdorimi mjekësor i kanabisit është akoma i kufizuar, duke qenë se nuk ekziston një bazë shkencore e plotë për benefitet dhe efektet anësore. Përbërjet që gjenden natyrshëm në kanabis kanë përfitime terapeutike dhe kryesisht recetat për përdorimin mjekësor të kanabisit lëshohen në rastet kur pacienti nuk u përgjigjet terapive standarde. Kanabisi përdoret në rastet e trajtimit të nauzeve dhe të vjellave gjatë kimioterapisë së kancerit, në kujdesin paliativ për largimin e dhimbjeve dhe depresionit tek ato që vuajnë me kancer, në pacientët me HIV/AIDS, si dhe për trajtimin e dhimbjeve kronike, kryesisht tek të moshuarit.

Nga ana tjetër, përdorimi i susbstancave aktive të kanabisit për mjekim të shkurtër ka efekte anësore, edhe pse jo shumë serioze për shëndetin e njeriut. Është treguar se kanabisi ka efekte të dëmshme në shëndetin mendor, inteligjencën dhe sistemin respirator. Kanabisi është drogë dhe, si e tillë, krijon varësi. Studimet tregojnë se 9% e njerëzve që e përdorin zhvillojnë varësi, e kjo shifër shkon në 17% për ata që konsumimin e kanabisit e fillojnë në rini.

Përfitimi kryesor nga legalizimi i kanabisit në vendin tonë duhet të shihet në planin ekonomik. Në Shqipëri konsiderohet se çdo vit rreth 250 milionë euro humbasin nga tregtimi informal i bimës narkotike dhe se formalizimi do të sillte të paktën një dyfishim të shifrës që nga momentet e para.

Legalizimi i kanabisit sjell zhvillimin e një miniindustrie, gjë e cila do të shërbente si një shtysë për ekonominë e vendit. Duke u nisur nga eksperienca e Maqedonisë së Veriut, vendi ynë mund të tërheqë kompani ndërkombëtare, të cilat investojnë shuma të mëdha, deri në 10 milionë euro. Ne jemi dëshmitarë të nevojës për vende pune, nevojë e cila i ka shtyrë qytetarët shqiptarë që të kultivojnë kanabis në mënyrë ilegale. E mira më e madhe që vjen nga procesi i legalizimit është krijimi i vendeve të reja të punës, sidomos në pjesën rurale të vendit, aty ku dhe nevojat janë më aktuale. Tregu botëror i kanabisit ka një kërkesë të madhe dhe Shqipëria ka potencial për të mbuluar një pjesë të bollshme të ofertës, duke siguruar një prodhim të mjaftueshëm, falë klimës së favorshme e krahut të madh të punës.

Lexo edhe :  Vrasje në Shkodër, qëllohet me thikë një i mitur

Megjithatë, duhet pasur parasysh fakti që nuk do të jetë kjo industria që do ta shpëtojë ekonominë shqiptare. Edhe pse shteti do të vjelë më shumë taksa, të ardhurat nga kjo industri do të përbëjnë vetëm një përqindje të vogël në të ardhurat e shtetit.

Më 30 Mars 2017, i pyetur nga gazetari Enver Robelli, kryeministri Rama u shpreh se është akoma herët për legalizimin e kanabisit, duke qenë se qeveria sapo kishte nisur vënien nën kontroll të territorit. Vetëm kur territori të jetë në kontroll, kjo temë do të hapet, u shpreh në atë kohë Rama. Me sa duket, e ardhmja për të cilën fliste kryeministri, është mes nesh. E, megjithatë, a e ka qeveria nën kontroll territorin? A është nën kontroll kultivimi i kanabisit në vendin tonë? Më 12 maj, prokurori i përgjithshëm u shpreh se është vënë re një rritje në kultivimin e lëndëve narkotike, sidomos në Krujë, Vlorë, Gjirokastër e Shkodër.

Në shumë vende të botës prodhimi i kanabisit për qëllime farmaceutike është monopol shtetëror. Fqinji ynë, Italia, është një nga këto raste, ku kultivimi i kanabisit bëhet në mënyrë ekskluzive vetëm nga Stabilimenti Kimiko-Farmaceutik Ushtarak, një fraksion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryesisht zhvillohet për çështje kërkimore.

Po në Shqipëri si do të veprohet? A i ka shteti aftësitë dhe burimet për të bërë kultivimin e përpunimin? Përndryshe, në rast se kjo industri do të hapet për investitorë, kujt do t’i shkojnë licencat për kultivimin dhe tregtimin? Duke u bazuar në rastin e Maqedonisë së Veriut, ata që duan të bëhen pjesë e kësaj industrie, përveç licencës, kanë nevojë për një vlerë nga 700000 dollarë deri në 1,5 milionë dollarë. Ne e kemi parë mjaft mirë se kush i fiton tenderat dhe koncesionet në vend – biznesmenët e mëdhenj që mbështesin qeveritë e që nëpërmjet kësaj mbështetje, arrijnë të penetrojnë në hallkat më të larta të qeverisjes së vendit. A i ka Shqipëria kapacitetet që të garantojë se një biznes i tillë nesër, në vendin tonë do të jetë i kontrolluar nga institucionet?

Të shumtë janë ata që mendojnë se kjo eshtë një skemë për të mbështetur kanabizimin e vendit. Mundësitë janë të mëdha që të lulëzojë edhe pjesa informale, e cila pastaj do të përbënte një kërcënim për tregun legal. Legalizimi i kanabisit duhet ta mposhtë tregun informal të kontrabandës, qoftë me çmim apo me efikasitet, duke ndihmuar gjithmonë e më shumë në formalizim. Nëse deri sot nuk kemi arritur ta mbajmë nën kontroll kultivimin ilegal dhe kontrabandën, çfarë na siguron ne se institucionet do të arrijnë ta menaxhojnë këtë situatë?

Ky diskutim do të bëhet më serioz me publikimin e projektligjit, por në këtë moment, është e nevojshme të kuptohet rëndësia e njohjes së temës. Debati mbi projektligjin do të jetë i nxehtë, duke krijuar polemika mes qeverisë, opozitës dhe grupeve të interesit. E, megjithatë, interesi primar duhet të jetë ai i qytetarëve të vendit, që duhet të bëhen pjesë e diskutimeve rreth një nisme kaq madhore.

Të fundit

Festivali i Filmit në Romë 2024; Të gjitha pamjet e yjeve në tapetin e kuq

Në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve është Festivali i Filmit në Romë, një ngjarje e përvitshme që sjell...

“Të Mbjellësh Shpresën: Lule në Simbol të Fjongos Rozë”

Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Pastrim-Gjelbërimit, ka organizuar sot një iniciativë të veçantë në kuadër të Tetorit Rozë, duke realizuar një fjongo të...

Shenja e Horoskopit që deri në fund të muajit tetor kalojn çdo pengesë

Muajt ​​e fundit nuk kanë qenë të lehtë për shumicën prej nesh, por tre përfaqësues të zodiakut arrijnë të kapërcejnë shumë pengesa dhe të...

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Itali, ja zonat më të prekura

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore. Zjarrfikësit italianë punuan gjatë natës të enjten për të shpëtuar...

Vlerat çudibërëse të stikave të pishës në organizëm

Stikat e pishës kanë formën e një kokrre vezake dhe kanë një ngjyrë të fildishtë ose bezhë. Ato mund të konsumohen të papërpunuara ose...

Lajme të tjera

Web TV