Duket se joshja e Barcelonës për të marrë një nga futbollistët më të mirë ofensiv në qarkullim po funksionon. E ardhmja e Lautaro Martinez është e “nxehtë” jo vetëm për shkak të temperaturave të larta kur pritet të finalizohet sezoni në serie A, por edhe në planin personal profesional. Një verë jashtëzakonisht e nxehtë dhe e shtrenjtë, e cila mund të sjellë një shumë rekord në arkat e Interit nëse finalizohet akordi me formacionin “blaugrana”.
111 milionë euro, vlera e klauzolës që shkëput sulmuesin nga skuadra e San Siro., Nuk ka shumë klube në gjendje që të paguajnë kështu por me Barcelonën në sfond, klubi më i interesuar për Lautaro, diskutomet mund të thellohen. Ndërkohë që në Milano, zikaltërit planifikojnë të mbajnë numrin e tyre 10, një talent që garanton ende shuëm vite, “entourage” i sulmuesit latin synon rekordin. Nëse Martinez do të largohej për ata 111 milionë të famshëm do të shkruante historinë e futbollit argjentinas, si më i shtrenjti.
“Bast rekord” është titulli i gazetës Olé, e cila në faqen e parë i jep hapësirë ish-bomberit të Racing. “Rekord” sepse në shifra të caktuara ai do të bëhej lojtari më i paguar i Albiceleste ndonjëherë, duke tejkaluar “njëfarë” Gonzalo Higuain, për të cilin Juventus pagoi rreth 90 milionë Euro në arkat e Napolit në verën e vitit 2016.
Duke pritur Lionel Messin (A do të largohet ndonjëherë nga Barça?), pikërisht në moshën 22-vjeçare, Lautaro tashmë ka mundësinë të bëhet një numër 1: Marrëveshja varet nga Interi, por mbi të gjitha nga ai. Klauzola është aty dhe nuk lejon përgjigje …