Mbyllen sërish Liqeni Artificial dhe parqet, shkak rritja e të infektuarve me Covid-19

Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë së Tiranës kanë vendosu që të mbyllin sërish Liqenin Artificial dhe parqet në Kryeqytet.

Shkak i shtrëngimit të masave është bërë rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Prej disa ditësh policia kishte lejuar që qytetarët të lëviznin tek Liqeni dhe tek parqet në Tiranë, por rritja e të infektuarve ndryshoj situatën.

Qeveria e kishte paralajmëruar më herët se do të shtonte masat e sigurisë nëse numri i të infektuarve do të rritej. /l.m/Fjala