Moderatori Bledi Strakosha flet hapur: U pushova nga puna për një palë pantallona

Moderatori Bledi Strakosha ishte i ftuar në emisionin Glamour i pyetur nga gazetarja se përse u pushua nga puna ai u shpreh “Për një palë pantallona”

Bledi StrakoshaIdeja është këtu, që ne kishim një garderobë të krijuar nga pronari televizionit. Qetësori, se po e them edhe me emër, kishte marr një palë pantallona të miat ngjyrë bezhë për të shkuar diku. Jo në xhirime, por për arsye personale. Dhe ato pantallona që shkova t`i vishja për emisionin, ishin në gjendjen më të keqe të mundshme. Dhe në ate kohë, Daniela Kostandini që punonte në Klan ishte shtatëzanë dhe ankohej në një status e thoshte: Shoh një kolege që ka veshur xhaketën time. Kjo do të thotë që kur unë të kthehem duhet ta hedh ate xhaketë? Dhe unë që i shkruaj koment: ‘Mos u anko, sepse mua mi kanë marr pantallonat për të shkuar në dasmë.’ Kjo ishte e gjitha. Dhe me këtë unë kisha bërë një çudi të madhe sepse kisha nxjerr koefidencialitetin e televizionit. Gjë që nuk ishte kërkuar as në kontratë.