Reforma Zgjedhore/ Deputeti Jakimi: Nuk do të votojmë, opozita parlamentare nuk është thjesht noter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halil Jakimi, ka thënë sot se opozita që ndodhet në Parlament nuk është thjesht noter që vetëm të japë votën për ndryshimet që qeveria dhe opozita jashtëparlamentare i bëjnë Reformës Zgjedhore.

Jakimi ka folur nga Kuvendi, ku është shprehur se deputetët opozitar nuk do të votojnë, sipas tij asnjë produkt që bie ndesh me kërkesat e tyre.

“E kam parë dhe vërej se deri më tani Opozita jashtë Parlamentare bashkë me Partinë Socialiste kërkojnë të ndryshojnë një Reformë Zgjedhore, e cila kërkon vota për miratim në Parlament. Në shprehjet e tyre kemi dëgjuar të thonë se do e ndryshojmë dhe ju jeni thjesht noter. Unë dua ta theksoj këtu se personalisht, por edhe grupi im parlamentar demokrat besoj se nuk jemi noter, por deputet të këtij kuvendi. Prandaj merreni Reformën Zgjedhore si të mirëqenë dhe ne si të mirëqenë dhe votat tona në këtë parlament. Nuk do të votojmë asnjë produkt që bie ndesh me kërkesat  tona dhe me ato që ne kemi shprehur për të pranuar këtë mandat deputeti.”-ka deklaruar deputeti.

Fjala e plotë e deputetit Halil Jakimi:

I nderuar kryetar i kuvendit, të nderuar kolegë deputetë!

Po dëgjoja dje deklaratat e këshillit politik. Më erdhi jashtëzakonisht keq si ky këshill bën mbledhje në hotele dhe resortet luksoze të Tiranës.  E kam parë dhe vërej se deri më tani Opozita jashtë Parlamentare bashkë me Partinë Socialiste kërkojnë të ndryshojnë një Reformë Zgjedhore, e cila kërkon vota për miratim në Parlament. Në shprehjet e tyre kemi dëgjuar të thonë se do e ndryshojmë dhe ju jeni thjesht noter. Unë dua ta theksoj këtu se personalisht, por edhe grupi im parlamentar demokrat besoj se nuk jemi noter, por deputet të këtij kuvendi. Prandaj merreni Reformën Zgjedhore si të mirëqenë dhe ne si të mirëqenë dhe votat tona në këtë parlament. Nuk do të votojmë asnjë produkt që bie ndesh me kërkesat  tona dhe me ato që ne kemi shprehur për të pranuar këtë mandat deputeti. Nuk foli askush për Reformën Zgjedhore. Madje përfaqësuesit nuk kishin marrë vesh as për depolitizimin e administratës. Opozita jashtë Parlamentare kërkon që të vazhdoje me veset e vjetra bashkë me Partinë Socialiste që të mos ndryshojnë sistemin dhe të mos pranoje as depolitizim të administratës. Sepse ju duket më mirë një komisioner partie sesa një mësues, noter, mjek infermier apo kushdo qoftë. Keni tre palë zgjedhje që ja fshihni përfaqësuesin popullit. Populli nuk po zgjedh, thjesht po voton. Listat e mbyllura i kanë vjedhur të drejtën e votës qytetarëve. Është shembulli më  tipik rasti i Dibrës. Nuk kam asgjë personalisht me zotin Beqaj. Beqaj është deputet i qarkut Dibër. Deri më tani pas përfundimit të zgjedhjeve nuk besoj se ka qenë ndonjë herë në ndonjë fshat të Dibrës. Jam dakord me ndryshimet në lidhje me kodin zgjedhor.  I mbështes të gjitha ndryshimet, por kushtëzoj votën time për me ndryshim sistemin zgjedhor. Jemi për lista të hapura. Jemi për të qëndruar deri në fund kauzës tonë për të cilën pranuam edhe mandatin që të mos votojmë asgjë pa ndryshim të sistemit zgjedhor. Prandaj kërkojmë marrjen parasysh të kërkesave tona dhe propozimeve tona si grup parlamentar.  Edhe propozimin e 50 mijë firmave të qytetarëve  shqiptarë  për të diskutuar në tavolinë në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor./Fjala.al/

Të fundit

Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd. Sipas kreut të qeverisë ky...

Ekzekutohet Thomas Cromwell; ndërsa Henry VIII martohet me gruan e tij të pestë

28 korrik 1540 Më 28 korrik 1540, Londra u trondit nga një paradoks tragjik dhe grotesk: në mëngjes, Thomas Cromwell – një nga njerëzit më...

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke kujtuar kohën e tij në...

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore/ Ja çfarë parashikohet

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der Layen arritën në Skoci...

Lajme të tjera

Web TV